|E premte, Shkurt 23, 2018

Ja procedurat e pajisjes me armë . 

pistoleteTiranë – Përcaktohen procedurat për vlerësimin e kërcënimit të rrezikut për jetën dhe pajisjen me autorizim të posaçëm për mbajtje arme.  Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë. Në bazë të tij,

Policia e Shtetit ka përgjegjësinë për vlerësimin e kërcënimit të rrezikut për jetën për persona që për shkak të aktivitetit shtetëror ose rrethanave personale të veçanta, janë të ekspozuar ndaj rrezikut për jetën dhe u njihet e drejta e mbrojtjes së veçantë.

Vlerësimi i rrezikut për jetën dhe lëshimi i autorizimit përkatës për mbajtje arme bëhet për 2 kategori personash: Persona në rrezik për shkak të aktivitetit shtetëror; Persona në rrezik për shkak të rrethanave personale të veçanta. Policia e Shtetit krijon një komision për vlerësimin e rrezikut të personave për shkak të aktivitetit shtetëror që kanë pasur ose kanë aktualisht, si dhe për ata për shkak të rrethanave personale të veçanta, të përbërë nga 5 veta, me këtë përbërje: Drejtori i Sigurisë Publike Kryetar; Drejtori për krimet e rënda, drejtori për krimet, jurist i drejtorisë, shefi i sektorit për shërbimet ndaj të tretëve.

Për vlerësimin e kërcënimit për jetën, brenda 72 orëve nga paraqitja e kërkesës, administrohet dokumentacioni, që përbëhet nga kërkesa individuale e personit që kërcënohet për shkak të aktivitetit shtetëror ose rrethanave personale të veçanta; relacioni nga komisariati ku banon personi, lidhur me ekzistencën e kërcënimit të jetës së personit, ekstrakte nga informacionet, materiale të dala nga hetimi, materiale të dala nga  kryerja e operacioneve apo teknikave speciale të hetimit etj., që i disponon policia ose institucione të tjera shtetërore, për ekzistencën e kërcënimit ose rrezikut të jetës së personit që ka bërë kërkesën, kopje e dokumentit identifikues të personit të kërcënuar dhe vërtetim besueshmërie për personin e kërcënuar, hartuar nga komisariati ku ka vendbanimin. Këto dokumente të administruara në komisariatin e policisë, brenda 3 ditëve dërgohen për t’u regjistruar në drejtorinë vendore të policisë dhe nga kjo drejtori përcillen, për miratim, në Komisionin Qendror, pranë Drejtorisë së Policisë.

Rrethanat personale të veçanta përfshijnë, ato që krijohen si rezultat i ekzistencës reale të kërcënimit për jetën, për persona që ndihmojnë policinë apo struktura të tjera shtetërore, në lidhje me identifikimin e veprave penale, autorëve të tyre si dhe sigurimin e provave të tjera, rrethanat që krijohen për shkak të aktivitetit shtetëror që ka pasur ose ka personi që kërcënohet, ato që krijohen si rezultat i kallëzimeve për vepra penale në një mjedis ku reagimi për këtë veprim është kërcënues për jetën e kallëzuesit.

Sipas vendimit Komisioni mblidhet brenda 5 ditëve nga ardhja e kërkesës dhe shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga drejtoria e policisë ku ka vendbanimin personi i kërcënuar. Komisioni merr vendim paraprak, me shumicë, për vlerësimin e rrezikut e për lëshimin e autorizimit për mbajtje arme, me qëllim ruajtjen e jetës. Afati i vlefshmërisë së autorizimit të posaçëm për mbajtje arme varion sipas ekzistencës së kërcënimit dhe rrezikut për jetën.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
VENDLINDJA, ËNDRRA E NJË BOTE TË SHENJTË

Nga STANISLAV STRASBURGER  - Përveç rrugicave...

Close