|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Ja sa kohë harxhojnë shqiptarët në internet 

Gati një e treta (31.5%), e përdoruesve aktivë të Facebook në Shqipëri shpenzojnë më shumë se 3 orë në ditë në këtë rrjet social.

Këto janë rezultatet e hulumtimit të kryer në Facebook me përdoruesit aktiv të Facebook në Shqipëri, rezultatet rezultatet të të cilit do të prezantohen në konferencën ALLWEB në datën 20 të këtij muaji.

“Pajisjet mobile janë pajisjet e preferuara dhe më të përdorura për shfletimin në mediat sociale. Kompanitë duhet të përshtatin strategjitë dhe marketingun e mediave sociale të kompanive të tyre duke u bazuar në këtë trende “, thekson Nikola Spasov, për SCL Group, i cili do të paraqesë rezultatet e hulumtimit në këtë konferencë.

Mbi 35% e të anketuarve në studim deklaruan se ata ndjekin më shumë se 50 marka dhe kompani. Të jesh në gjendje të ndjekësh kompanitë dhe organizatat është një nga tri arsyet kryesore pse njerëzit janë në Facebook, sipas studimit.

“Markat dhe kompanitë janë ndër arsyet themelore për shumë njerëz për të qenë në Facebook. Në epokën e blerjeve online, faqet e kompanisë në Facebook bëhen shumë të famshme dhe për disa kompani janë pika kyçe si për shitjet ashtu edhe promovimin. Nëse nuk ke një strategji të qartë dhe efektive për mediat sociale mund të jetë shumë e dëmshme për markat dhe organizatat”. thotë Nikola Spasov.

Studimi është realizuar me 850 përdorues aktiv të Facebook në internet në periudhën midis 8 deri 14 tetor. Vizitorëve të konferencës ALLWEB do t’u paraqitet një analizë më e zgjeruar e studimit.

Ky studim ka gjeneruar edhe 5 fitues të biletave FALAS për pjesëmarrje në konferencën AllWeb, që do të mbahet më datë 20 Tetor, ora 9:00 në sallën Berlin tek Tirana Business Park. Fituesit janë përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe janë kontaktuar nëpërmjet emailit për të konfirmuar pjesëmarrjen.

Add a Comment

%d bloggers like this: