|E mërkurë, Prill 26, 2017

Ja shorti i Kupës së Konfederatave, Gjermania në grup me Kilin 

Është hedhur këtë të shtunë në qytetin e Kazanit në Rusi shorti për Kupën e Konfederatave e cila do të organizohet vitin e ardhshëm në këtë shtet.

Kampionia e Botës, Gjermania është vendosur në grupin B, së bashku me Kilin, Australinë, si dhe me fituesen e Kupës së Afrikës, ende e papërcaktuar. Ndeshja hapëse për Gjermaninë do të jetë ndaj Australisë.

Ndërkohë në grupin A është vendosur Rusia, si vend organizator, së bashku me Portugalinë, Zelandën e Re dhe Meksikën.

Ndeshja hapëse e këtij kompeticioni, i cili i paraprin Kupës së Botës, do të zhvillohet më 17 qershor ndërmjet Rusisë dhe Zelandës së Re.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Partia Socialiste: Ka pasur takime dhe jo konflikt https://t.co/cRppB32jSw https://t.co/oVN4gWwHrn
11,477 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“Deep” – Kurvëri në një “Bar Restorant”, arrestohen 4 persona, 3 ishin femra

Tiranë - Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, mes tyre tre femra me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe...

Close