|E diel, Tetor 22, 2017

Ja si po ndërtohet partia e Ben Blushit 

Deputeti socialist Ben Blushi ka filluar organizimin e partisë më të re politike në vend. Ai së bashku me Mimoza Hafizin po konfigurojnë gjithcka për forcën më të re politike.

Ashtu sic pritej Ben Blushi shpërtheu të enjten në parlament kundër Rilindjes por edhe PD-se dhe Berishës. Ai nuk la mënjanë pa përmendur edhe prangat e Ilir Metës që sipas tij Edi Rama do i përdore kur ti duhen.

Blushi heshti disa muaj dhe u duk sikur ai ishte rikthyer tek Rama, por kjo rezultoi një gënjështër e financuar dhe sponsorizuar nga zyra e Endri Fugës dhe mediat që ai përdor.

Blushi u rikthye të enjte në parlament duke sulmuar hapur dhe në mënyrë frontale pa asnjë mëdyshje. Burime te besueshme i thanë citynews se Ben Blushi po punon cdo ditë për partinë e re. Ai ka zhvilluar me dhjetra takime konfidenciale me qytetarë, intelektualë dhe pjesë të elitës ne qytete te ndryshme te Shqiperise.

Ben Blushi duket se do krijojë një parti me profil te majtë, një parti të vërtete socialdemokrate, që në fakt i mungon Shqipërisë. Partia e Ben Blushit pritet të jëtë socialdemokratja më e re europiane, ky do jetë edhe profili i saj.

Blushi do ndërtojë një parti larg oligarkëve, biznesmenëve që kanë filtruar dhe abuzuar me pushtetin politik dhe klientelizmin. Duket të jetë një parti popullore me profil të majte në ndihmë të shtreses së ulët dhe të mesme të shoqërisë, dy shtresat e goditura më shumë se fundi nga Rilindja.

Ben Blushi pritet që cdo javë të ketë qëndrimet e tij publike në parlament deri në shpalljen zyrtare të partisë së afërmi.

alb365/ CityNews

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kthimi I emigrantëve rrit trafikun rrugor

Fier - Kthimi I emigrantëve pranë familjeve në vendlindje për të kaluar pushimet e verës ka  rritur së tepërmi trafikun e...

Close