|E enjte, Janar 19, 2017
  • NA NDIQ NË

Ja si shprehet UEFA për ndeshjen e Shqipërisë (foto) 

Faqja zyrtare e UEFA’s në Twitter ka postuar një fotografi nga ndeshja Shqipëri – Maqedoni me lojtarët shqiptarë duke iu gëzuar fitores në ndeshjen e parë eliminatore për “Rusia 2018”.

UEFA ka shkruar se Shqipëria ka arritur fitore në minutën e fundit, duke rrëmbyer tri pikë të plota, përcjell Express.

Shqipëria ka mposhtur 2:1 Maqedoninë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin ‘Loro Boriçi’

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila u ndërpre mbrëmë në minutën e 75’të për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kur rezultat ishte i barabartë 1:1, u vazhdua sot.

Djelmoshat e Gianni de Biasit kishin në dispozicion 15 minuta për të ndryshuar rezultatin e mbrëmjes së hëne, dhe ia dolën ta bëjnë këtë.

Në minutën e 89’të, sulmuesi Bekim Balaj shënoi me kokë për t’ia siguruar tri pikë Kombëtares shqiptare, në ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:1. /Express/

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ju ka ngec unaza në gisht? Ja sa leht hiqet (video)

Ju ka ndodhur ndonjëherë që unaza t’ju ngec në gisht? Në rast se kjo përsëritet ne ju tregojmë se si duhet të veproni. Mund të ndodh që një unazë të...

Close