|E premte, Gusht 18, 2017

Ja si ta kuptoni kur ju tradhton. 

cheating-lovers   Nuk ka femër që nuk e nuhat dhe nuk e kupton se kur është momenti që mashkulli i saj është duke e tradhtuar. Ka disa shenja të cilat vetë mashkulli i jep, kur është duke ju tradhtuar dhe disa prej tyre po i paraqesim më poshtë.

Ai nuk e ndan nga dora telefonin– Përveç kësaj, ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe të fikur.

 Kujdes më shumë se kurrë më parë për pamjen– Ky kujdes i tepërt mund të tregojë se ai ka dëshirë t’i bjerë në sy dikujt tjetër.

Ka gjithmonë e më shumë punë dhe takime në orët e mbrëmjes– Është koha kur takon “atë”.

Pasion i tepruar për diçka, në mënyrë të papritur– Kjo tregon se ai do të merret me diçka tjetër, në mënyrë që të çlirohet paksa nga ju.

Më shumë afeksion sesa duhet- Një person qe tradhton zakonisht ndjehet fajtor dhe dëshiron që t’iu bëjë edhe të buzëqeshni ose t’iu gëzojë me dhurata.

Distancë dhe indiferencë- Nëse tregohet i largët me ju dhe momentet intime bëhen gjithmonë e më të pakta, do të thotë se ka gjetur dikë tjetër.

 Intimitet i trazuar ose inekzistent- Nëse partneri nuk ka më dëshirë të kalojë çaste intime me ju dhe kjo gjë bëhet e shpeshtë, duhet të shqetësoheni.

Dëshirë seksuale në rritje- Dëshirat e çmendura në shtrat dhe sjellja në mënyrë anormale tregojnë gjithashtu se ai ka dikë tjetër që e stimulon.

Nuk i interesojnë më projektet e përbashkëta- Nëse të gjitha projektet që kishit bërë atij nuk i interesojnë më si më parë, kjo do të thotë se diçka nuk shkon si duhet.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rusia dhe Kina “tradhëtojnë” Serbinë.

Rusia dhe Kina kanë ‘tradhëtuar’ Serbinë pasi kanë vendosur të pranojnë Kosovën me të drejta të plota në Komitetin e...

Close