|E martë, Shkurt 21, 2017

Ja si ta kuptoni që jeni helmuar nga ushqimi 

Shkencëtarët kanë dëshmuar se gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit që keni ngrënë. Shenjat e helmimit me ushqim mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

Fëmijët e vegjël janë më të ndjeshëm ndaj këtij problemi, por edhe shtatzënat dhe njerëzit me imunitet të dobët, tek të cilët madje edhe helmimi i parrezikshëm në pamje të parë, mund të jetë fatal.

Krahas viruseve dhe baktereve, arsyet e helmimit me ushqim mund të jenë edhe parazitët, për shembull, Entoameba histolytica. Me këtë më së shpeshti është e kontaminuar sallata e gjelbër.

Shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni:

1. Simptoma të dehidrimit më serioz, urinim të dobët, sy të ndezur pa lot, gojë dhe gjuhë të tharë, frymëmarrje të përshpejtuar dhe rrahje më të shpeshta të zemrës.

2. Vështirësi në përtypje, flisni dhe merrni frymë me vështirësi, keni pamje të turbulluar, lodhje në muskuj dhe paralizë, veçanërisht pas konsumimit të ushqimit të konservuar ose të detit, por mund të keni edhe helmime nga kërpudhat.

3. Temperaturë më të lartë se 37.7 gradë Celsius.

4. Të vjella në sasi të madhe, saqë nuk mund të ruani asnjë lëng më të vogël, ose nëse kjo edhe pse është e paktë, por zgjat më shumë se një ditë.

5. Dhimbje të vazhdueshme në një pjesë të lukthit.

6. Diarre të fuqishme e cila zgjat 2-3 ditë ose diarre me gjakderdhje.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
A është Vuçiç djali i një shqiptari ?!

Kosovë - Në mediat kosovare, që i referohen një portali kroat, po qarkullon një lajm, sipas të cilit, kryeministri serb...

Close