|E shtunë, Janar 20, 2018

Ja situata e përmbytjeve në qarkun Fier . 

 10405646_10203745276252249_41732912272350108_n Fier – Policia e  shtetit bënë me dije situatën e përmbytjeve në qarkun  Fier.                                          Me date.2015, Drejtoria e Policise Qarkut Fier, ben me dije se, situata e deri tanishme e permbytjeve ne qarkun e Fierit, eshte si me poshte :

Ne qytetin e Fierit, si pasojë e prurjeve të mëdha të Gjanicës në dy lagje te qytetit, në lagjen “1 Maj” dhe “Sheq”, në rreth   150 banesa e biznese  është futur uji brenda.

Në komunën Cakran ka përmbytje të tokave.

Ne fshatin Çerven të komunës Frakull janë përmbytur 6 banesa, ku banorët janë evakuuar nga Policia , si  dhe janë dhe  rreth 50 banesa të tjera të  rrethuara nga uji.

Ne fshatin Feras të komunës Levan në rreth  30 banesa eshte futur uji brenda.  Forcat e Policisë po evakuojnë  banorët dhe gjënë e gjallë.

Ne qytetin e Lushnjes, ka përmbytje të tokave jane ne komunat Grabian, Bubullime, dhe Fiershegan.

Ne rrethin e Mallakastres, ka gjithashtu përmbytje të tokave bujqesore ne komunat Kute dhe Hekal.

Për shkak të situatës së krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur  dhe funksionon Shtabi i emergjenës.

Në ndihmë të banorëve në zonat e rrezikuara  nga prurjet e mëdha të lumenjve e përrenjëve janë angazhuar të gjitha forcat e Lëvizshme  Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , si dhe kanë kaluar në gadishmëri të plotë , efektivat e  Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Fier,  Vlorë e Berat.

alb365.com/policia

 

 

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Aurela Gaçe – Në sallë kisha edhe burrin dhe Dashnorin

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe...

Close