|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Ja strategjia e opozitës për zgjedhjet e 21 Qershorit . 

156633Tiranë – Partia Demokratike ka zgjedhur të vijë me risi në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Ndryshe nga herët e tjera Partia Demokratike ka zgjedhur që në fushatë elektorale të këtë të përfshirë në stafin e saj sa më shumë të rinjë dhe të reja.

Strategjia e demokratëve është që në fushatën elektorale për 61 bashkitë e vendit platformat e kandidatëve që do të garojnë të përvetësohen më së miri edhe nga të rinjtë e zonave përkatëse të cilët do të jenë të përfshirë intensivisht në fushtë elektorale. Kështu prej mëse një muaji në selinë e Partisë Demokratike po trajnohen një grup të rinjë nga të gjithë zonat e vendit për mënyrën e të bërit fushatë elektorale dhe mënyrën e pasqyrimit të platformave elektorale.

Trajnimi i të rinjëve nga Partia Demokratike po bëhet në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Conrad Hasenauer”. Këtë e konfirmojnë burime nga Partia Demokratike, të cilët thonë se grupi i të rinjëve që po trajnohet pranë selisë PD-së në pas në rrethet e tyre përkatëse ku do të zhvillojnë takime intensive me të rinjtë nëpër zona. Takimet e grupit që po trajnohet pranë selisë blu me të rinjtë e zonave, do të jenë sërish në kuadër të trajnimeve për mënyrën se si do të organizohet dhe zhvillohet fushata elektorale e Partisë Demokratike.

E gjithë kjo bëhet me synim mobilizimin dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjëve në fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 21 Qershorit.

aqlb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet sekretari i deputetit Koço Kokëdhima

    Sarandë - Ministria e Brendshme (MB)...

Close