|E diel, Dhjetor 17, 2017

Ja tarifat e reja për patentat, gjykatat dhe ambasadat . 

downloadTiranë – Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat e reja për lejet e drejtimit të mjeteve, veprimet në administratën gjyqësore, të përmbaruesve, si dhe të shërbimeve nëpër konsullatat e ambasadat jashtë vendit.

Ndërsa nuk ka ndryshime të tarifave të lejeve të drejtimit dhe të veprimeve në gjykata, bie në sy se është ulur nga 50 euro në 30 euro pagesa për lejekalimet e lëshuara nga përfaqsitë diplomatike shqiptare. Tarifat, e publikuara dje në fletoren zyrtare, kanë hyrë në fuqi që nga 1 janari. Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot tabelat me të gjitha çmimet e shërbimeve e mësipërme.

Tarifat e përfaqësivë
Në selitë tona diplomatike, tarifat për lëshimin e dokumenteve të Udhëtimit për lejekalimi do të jetë 200 lekë, ndërsa për lejekalimi lëshuar nga përfaqësitë 30 euro. Certifikatat e çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë do të kushtojnë 30 euro, certifikatat e çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë.

Vërtetimet e çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë 30 euro, verifikimi i dokumentit nga përfaqësitë 10 euro, Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë nga Ministria e Punëve të Jashtme 200 lekë. Ndërkaq, legalizimi i dokumentit nga përfaqësitë për shtetasit shqiptarë 20 euro. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve kontratave, garancive dhe prokurave të posaçme nga përfaqësitë do kushtojë 20 euro/faqe, vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve 20 euro/faqe dhe përkthimi i dokumenteve 10 euro/faqe.

Patentat
Tarifa e pajisjes me lejedrejtimi për drejtimin e automjeteve kanë mbetur të pandryshuara dhe janë si më poshtë: për lejedrejtimi të kategorisë A 3,000 lekë; për lejedrejtimi të kategorisë B 4,500 lekë; për lejedrejtimi të kategorisë C 2,000 lekë; për lejedrejtimi të kategorisë D 3000 lekë; për lejedrejtimi të kategorive BE, CE dhe DE 3,000 lekë. “Shtetasit që pajisen me leje drejtimi paguajnë tarifën në momentin e dhënies së dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti”, përcakton udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Financave e asaj të Transportit.

Tarifat e gjykatave
Për lëshimin e vërtetimit se personi nuk ka pengesa ligjore për pajisjen me pasaportë për jashtë shtetit tarifa është 200 lekë, aq sa edhe për lëshimin nga gjykata të çdo kopje vendimi e çdo dokumenti që kërkohet nga të interesuarit. Kërkesë padi që paraqiten në gjykatë:  për pension ushqimor 0 lekë; për vërtetim fakti 200 lekë; padi për zgjidhje martese 3000 lekë; padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike 3000 lekë; padi të rrjedhura nga marrëdhënie kontraktore, si dhe për shkaktim dëmi 3000 lekë. Për këto lloj padish me vleftë deri 100 000 lekë, tarifa do jetë 3000 lekë; me vleftë mbi 100 000 lekë 1% dhe për paditë për pjesëtim pasurie 3000 lekë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pagesa e taksave, Shqipëria zbret 11 vende, lë pas vetëm Serbinë

Shqipëria ka zbritur 11 vende në Indeksin...

Close