|E enjte, Mars 30, 2017

Ja të famshmit që falsifikuan vdekjen e tyre (fotot) 

The Mirror ka krijuar një listë të top të famshmëve për të cilët spekulohet se kanë falsifikuar vdekjen e tyre dhe që, në fakt, janë ende gjallë.

Prej Tupac e deri tek James Dean, teoricienët konspirativë vazhdojnë të besojnë se këta të famshëm janë gjallë dhe kanë montuar vdekjen e tyre.

Tupac Shakur

Tupac ishte qëlluar me armë përderisa po qëndronte ndalur në trafik me veturë në Las Vegas, por shumë fansa besojnë se reperi nuk vdiq kurrë. Ata spekulojnë se Tupac falsifikoi vdekjen e tij për t’i ikur një dënimi në burg dhe se ai aktualisht jeton në Kubë. Madje, Suge Knight, që e voziti Tupacun atë natë, gjithashtu kishte thënë se ylli është gjallë. Ai tha: “Pse mendoni se askush nuk është arrestuar nëse kanë thënë se Tupac është vrarë? Sepse Tupac nuk ka vdekur. Nëse do të kishte vdekur, dikush do të arrestohej për vdekjen e tij. Ai është duke pirë duhan kubanez në ndonjë ishull diku”.
Paul Walker
Ylli i Fast and Furious vdiq në një aksident të tmerrshëm me veturë duke u kthyer nga një ngjarje bamirësie. Fansat, megjithatë, besojnë se aktori është parë në Hollywood edhe pas vdekjes. Teoria shkon tutje duke thënë se regjisorët e bindën atë që të falsifikonte vdekjen e tij për të ndihmuar në promovimin edhe më të madh të Fast and Furious,

 

 

 

 

 

 

 

Kurt Cobain

Këngëtari i Nirvana vrau veten më 1994 pasi e qëlloi veten me armë në kokë. Por, shumë fansa të tij besojnë se ai në fakt e bëri këtë vetëm për të ikur nga jeta publike.
James Dean
Aktori i njohur James Dean vdiq pas një përplasjeje në kokë por teoricienët konspirativë besojnë se ai i shpëtoi kësaj në mënyrë sekrete. Ata pretendojnë se dëmi që ishte bërë në veturën e tij ishte shumë i vogël për një përplasje të shpejtësisë së lartë dhe nuk ka mundur ta vrasë shoferin.
Ata besojnë se ai shpëtoi por mbeti i paaftë nga aksidenti, dhe kështu menaxherët e tij frikësoheshin se ai do të mbahej mend si një aktor i paaftë. Në vend të kësaj, ata menduan se ‘vdekja e tij’ do ta kthente atë në legjendë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,029 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Dita e ujit të bekuar – 13 vjeçari kap kryqin për të tretin vit radhë (foto e video)

Fier - Dita e ujit të bekuar është festuar edhe në Fier jo vetëm nga besmimtarë ortodoks e katolikë por...

Close