|E diel, Qershor 25, 2017

Janet Jackson: ‘ U bëra myslimane, kam gjetur paqe’ 

Para disa ditësh, fotot e Janet Jackson bënë xhiron e botës.

Këngëtarja e njohur për stilin e saj të shfrenuar të jetës dhe performancat erotike në skenë, ishte veshur si myslimane.

Transformimi i 50-vjeçares i habiti të gjithë.

Motra e Michael Jackson është shtatzënë.

Miqtë e saj thanë për “The Sun” se ajo është konvertuar në myslimane pasi u martua me një miliarder misterioz nga Katari.

Wissam Al Mana është 9 vjet më i madh se ajo.

Miqtë thonë se ajo është trullosur plotësisht prej tij.

Të dy u martuan në mënyrë sekrete në vitin 2012.

Një burim tha: “Kur viziton familjen e Wissam në Lindjen e Mesme, Janet nuk vë makijazh, nuk mban zgjatime flokësh dhe vishet me rroba tradicionale myslimane”.

“Ajo ndjen se ka gjetur shtëpinë e saj me fenë e re. Ajo ka kaluar shumë kohë duke e studiuar këtë fe”.

“Ditët e performancave erotike kanë mbaruar me kohë”.

Çfarë ndryshimi për një këngëtare që e nisi karrierën e saj me një kopertinë në revistën “Rolling Stone”, që cilësohet si një nga kopertinat më seksi në botë.

Në vitin 2008, ajo u bënte kërcime në prehër fansave.

Në vitin 2004 shkaktoi një skandal, kur zbuloi gjoksin gjatë performancës në “Super Bowl”.

Në atë kohë, emri i saj ishte më i kërkuari në internet.

Por kush është personi që qëndron pas këtij ndryshimi radikal?

I shoqi ka lindur në Doha të Katarit, por është rritur në Londër.

Ai është drejtor ekzekutiv i grupit Al Mana.

Mendohet se ka një pasuri prej 820 milionë sterlinash.

Ai mori drejtimin e një kompanie që ishte themeluar nga i ati, por e ngriti atë shumë lart, falë edukimit që mori në Londër.

“Ne e kemi në gjak, ne jemi tregtarë. Kur isha fëmijë, shikoja pasaportën e babait dhe profesioni ishte: tregtar”.

“E pyeta mamanë dhe ajo më tha se ne jemi tregtarë. Ne jemi krenarë për këtë, është si trashëgimi”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Digjen 3 automjete https://t.co/iXuCmA6hjv https://t.co/rcQwtIjavO
11,395 people follow ALB365
Twitter Pic cammipha Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Lionel Messi dënohet me 21 muaj burg

Nuk po ndalen telashet për Mesin. Pas dështimit me Kombëtaren, dhe ”prapakthehu-në” e bërë për tërheqjen nga Argjentina ,nga Messi...

Close