|E mërkurë, Prill 26, 2017

Japonia në krah të Trumpit 

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe tha se ka besim të madh tek Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump dhe se beson se ata mund të ndërtojnë marrëdhënie besimi mes tyre.

Abe e përshkroi takimin 90 minutësh në Kullën e Trump në qytetin e Nju Jork si “atmosferë të sinqertë dhe të ngrohtë”.

Disa nga retorikat e fushatës së Trump hedhin dyshime mbi afatgjatësinë e SHBA-së me vendet aleate, përfshi këtu edhe Japoninë.

Takimi ballë-për-ballë ishte i pari i Trump me një lider botëror që kur fitoi zgjedhjet.

SHBA-ja dhe Japonia kanë qenë aleate kyçe që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur SHBA-ja ndihmoi Japoninë të rindërtonte ekonominë e saj.

Presidenti i sapo-zgjedhur është betuar se do të heqë marrëdhënëniet tregtare trans-Paqësore, të cilat kryeministri japonez Abe i mbështet fuqishëm si një mjet për luftën kundër rritjen ekonomike të Kinës.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Partia Socialiste: Ka pasur takime dhe jo konflikt https://t.co/cRppB32jSw https://t.co/oVN4gWwHrn
11,477 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ata dy janë përsëri bashkë (fotot)

Kendall Jenner dhe Justin Bieber duket se janë të lidhur me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Çifti i kanë shtuar thashethemet...

Close