|E premte, Dhjetor 15, 2017

Jugu i vendit nën uj . Policia: anuloni udhëtimet . 

10450448_10203745275212223_1318846881799501169_nJugu i vendit është përfshirë mëngjesin e sotëm nga përmbytje të mëdha. Lumenjtë Vjosa, Osum dhe Gjanica kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonat përreth. Qytetet më të prekura nga këto përmbytje janë Berati, Fieri, Vlora, Memaliaj, Përmeti dhe Gjirokastra.

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë që është krijuar në jugu të vendit, si pasojë e përmbytjeve nga uji. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të anulojnë lëvizjet drejt jugurt për shkak se rrezikohet bllokimi i rrugëve nacionale. Sipas policisë, situata paraqitet problematike në shumë qytete dhe për këtë janë angazhuar të gjitha forcat operacionale. Policia njofton se është ngirtur gjithashtu edhe shtabi i emergjencave.

Në qytetin e Beratit është rënduar situata si pasojë e rreshjeve të shiut dhe daljes nga shtrati të lumit Osum. Në zonën e Urës Vajgurore mbi 30 shtëpi janë përmbytur nga ujërat e Osumit, ndërkohë që forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit janë duke evakuar banorët të prekur nga këto përmbytje. Dalja e lumit Osum rrezikon edhe disa lagje të tjera të Beratit.

10947199_10203745274052194_6606736055435941329_nEdhe në qytetin e Fierit janë regjistruar përmbytje në disa zona, ndërkohë që lumi Gjanicë ka dal nga shtrati. Një numër i konsiderueshëm i tokave bujqësore janë përmbytur. zona  të tëra në Fier kanë disa orë pa energji elektrike .

Nënstacioni elektrik i  Gjirokastrës është përmbytur nga uji dhe si pasojë qyteti ndodhet pa energji elektrike. Shiu vijon me intensitet të lartë dhe nuk ka pushuar gjatë gjithë natës.Disa banesa në lagje të ndryshme të qytetit ndodhen në ujë për shkak të shirave të rrëmbyshëm që kanë përfshirë zonën.Në lagjen, Gërhot, Dunavat dhe 11 janari ka pasur problem për disa banesa, të cilat janë përmbytur.

Ndërkohë që edhe në qytetin e Memaliajt ka pasur probleme për shkak të motit të keq. Lumi Vjosa ka dal nga shtrati në disa zona të këtij qyteti dhe si pasojë janë përmbytur disa banesa që ndodhen anës shtratit të lumit. Në Këlcyrë dhe Përmet ka pasur gjithashtu probleme.

10171833_10203745453336676_27374896248228982_n 10441295_10204663179876867_6670152682476123278_n 10525585_10204663182396930_3355893781843433378_n

FB_IMG_1422785601656

FB_IMG_1422785612459

c21475a58488c2d65cf7e5e9c57b78a1_XL

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
OBT: Shqipëria rritje me 4 % në 2017-ën

Industria e turizmit pritet të ketë një...

Close