|E premte, Tetor 20, 2017

Juncker: Cameron po përzë me shkop emigrantët e BE. 

cameronBritani – “Cameron po përzë emigrantët që kanë ardhur nga Europa Lindore për të punuar ligjërisht në Britaninë e Madhe”. Kështu ka thënë presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker referuar planeve të Cameron për emigracionin.

Juncker vuri në dukje se objektivat e kryeministrit britanik ishin thjesht një masë e motivuar politikisht që dëmton emigrantët e varfër të cilët kërkojnë një të drejtë ligjore për të jetuar në Britani.

“Kjo është e papranueshme, veçanërisht për Britaninë e Madhe e cila gjithnjë ka luftuar për zgjerimin e Bashkimit Europian. Duhet t’i japë fund diskriminimit ndaj vendeve të tjera vetëm për shkak se janë të varfra”, tha Juncker.

Në një fjalim të madh muajin e kaluar, Cameron shfaqi plane ambicioze që do të detyronin emigrantët europianë të prisnin 4 vite për të marrë përfitime nëse ata nuk gjejnë punë brenda gjashtë muajve.

Por kjo është kundërshtuar fuqishëm nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila e ka bërë të qartë se kurrë nuk do të pajtohet me masat që godasin parimin e lëvizjes së lirë.alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Meta – Garantojë transparencë

Tiranë - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se në takimin me Lulzim Bashën ka kërkuar miratimin sa më shpejt...

Close