|E hënë, Maj 22, 2017

A ka vdekur Clinton dhe ne shofim sozinë e saj ?! 

Polmonit? Po apo jo? Është kjo pyetja që po mban me frymën pezull të gjithë Amerikën këto ditë.

Një mori lajmesh del në publik që nga dita kur zyrtarisht kandidatja demokrate u diagnostikua me polmonit pas gjendjes së të fikëtit në ceremoninë e kujtimit të viktimave të kullave binjake. Pas kësaj Hillari Klinton është mbyllur sërish në vorbullën e lajmeve të vitit 2012 kur një problem intensinal e detyroi të anulojë vizitën në Marok. Por këtë herë në publik duket se ka një shqetësim edhe më të madh. Për më tepër që teoritë konspirative po “çmenden” rreth kësaj historie.

Në momentet e para pas ngjarjes stafi i kandidates demokrate foli për një goditje nga nxehtësia për të justifikuar sëmundjen e kandidates demokrate për presidencën ndërsa më pas u zyrtarizua versioni i polmonitit. Sigurisht që në ueb ishin të shumtë ata që nuk e besuan në asnjë moment versionin zyrtar duke proshur një sërë teorish, shpjegimesh dhe justifikimesh që shkojnë më tej se çdo e dhënë zyrtare.

Hillary ka vdekur

“Hillari ka vdekur kohë më parë. Ajo që shohim në TV është vetëm një sozi. Ky ishte shpjegimi i pjesës më të madhe të përdoruesve të Tëitter pasi një përdorues nga Teksas nxori një sërë provash në favor të teorisë së tij me hashtagët #HillarysBodyDouble dhe #HillaryHealth. Edhe përdoruesit e tjerë të i janë përgjigjur menjëherë masivisht kësaj teorie me komente aprovuese ose kundërshtuese apo edhe ironike.

Shohim vetëm një sozi nga viti 2012

“Shikoni Hillarin në një foto të vitit 2012 dhe në një foto aktuale. Nuk është ajo. Nuk ka të njëjtën hundë, rrudhat në fytyrë janë të ndryshme” – shkruan një faqe e quajtur “Gjithmonë Trump” që orë pas ore vetëm publikonte të ashtuquajturat prova në favor të sëmundjes së Hillary apo edhe të një sozie të saj në publik. Historia e polmonitit nuk bëhet fjalë të zihet në gojë.

Ka Parkinson

“I dridhen gishtat. Është një problem neurologjik… Ka parkinson.” Kjo është një tjetër teori e komplotistëve të pakënaqur me shpjegimin zyrtar.

Clinton është helmuar

Ka edhe nga ata që janë gati të betohen se bëhet fjalë për diçka tjetër. Helmim të saj. Kjo është një hipotezë deri tani e pabazuar në asnjë “provë”, por e mbështetur fort nga mjeku nigerian Bennet Omalu.

“I këshilloj ata që rrinë pranë Clinton që të bëjnë menjëherë analizat toksike të saj. Ka mundësi që ajo të jetë helmuar” – shkroi mjeku në 11 shtator pak orë pasi ish-sekretarja e shtetit u detyrua të pranonte se kishte polmonit.

Nuk kam besim te Putin e Trump. Me këta të dy gjithçka është e mundur” –shkroi mjeku në një tjetër tëeet. Ai është shtetas amerikan që nga viti 2015 dhe në profesion është neuropatologu që ka zbuluar CTE (encefalopatia kronike traumatike) një sëmundje e trurit pas goditjeve në kokë. Ai e zbuloi këtë në një ish-futbollist amerikan duke arritur të bindë Ligën Kombëtare të Futbollit Amerikan të përballet me sëmundjen që vuajnë shumë ish-lojtarë.

Çfarë thotë Clinton

“I nënvlerësoha këshillat e mjekëve mbi polmonitin tim. Për këtë u sëmura. Tani do të më duhet të pushoj për pak ditë” – tha vetë Clinton në mikrofonin e CNN. “Tani jam mirë” tha ajo duke dashur të mbyllë polemikat që nuk do të mbyllen asnjëherë. Hillary, tashmë është heroina e rrjeteve sociale. A do ta shfrutëzojë këtë vëmendje mediatike apo edhe kjo ka mundësi t’i kthehet kundër?

alb365/Lapsi.al

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rrethi çiklistik, policia merr masa https://t.co/yG7jBAk5wZ https://t.co/kvCkHFpulu
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Burra , kujdes kur dërgoni gruan tek gjinekologu

Mjeku nuk gjykon veprimet tuaja- Një gjinekolog është profesionist dhe për të është normale që të kontrollojë pjesët intime të...

Close