|E hënë, Korrik 24, 2017

Kadeli i LSI-se : ” Te ik nje minister i Rames”. 

largea_kadeli-031365016701        Tirane – Një pjesë e deputetëve të LSI-së shumë shpejt do t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama largimin e të paktën një ministri nga qeveria. Një lajm të tillë e bën të ditur një prej deputetëve të LSI-së, Gjovalin Kadeli, sipas të cilit, bashkë me 11 deputetë të tjerë do t’i drejtohen z.Rama me një iniciativë konkrete.

Z.Kadeli thotë se nisma do të ndërmerret pas vendimit për statusin e vendit kandidat. Ai i përmbahet deklaratës së bërë në media televizive, se ka ardhur koha për ndryshime në qeveri. Z.Kadeli duket se ka gjetur dhe mbështetjen e eksponentëve të LSI-së, pasi ministri i Mjedisit shprehet se Kadeli është njeri serioz dhe flet mbi baza.

Madje ai nuk mohon mundësinë se duhet larguar një ministër. Edhe deputeti tjetër i LSI-së, Përparim Spahiu, duket mbështetës në nismën e Kadelit, teksa e konsideron deklaratën e tij si një mesazh të qartë.
“Unë e kam thënë në kohën dhe momentin e duhur dhe i përmbahem kësaj deklarate. Deputetët e LSI-së së shpejti do marrin një iniciativë, ku do t’i drejtohen kryeministrit Rama për largimin e të paktën një ministri. Jo më pak se 12 deputetë kanë vendosur të largohet një prej ministrave të kabinetit, për performancë të dobët, për mungesën e komunikimit me deputetët, duke mos qenë në rolin e duhur për të qenë pranë votuesve shqiptarë, pranë atyre që na kanë zgjedhur. Është me rëndësi që në Kuvend të mishërojmë zërin e votuesve. Asnjë nga deputetët e LSI-së nuk ka hyrë në zyrat e ministrave për zgjidhjen e problemeve të tyre, por të komunitetit.
Realisht, a ka një nismë konkrete për të kërkuar nga ana e grupit parlamentar të LSI-së largimin e disa ministrave?
Momentalisht jo, sepse duhet të presim marrjen e statusit dhe para këtij vendimi nuk mund të merremi me ndryshimet në qeveri.”, ka perfunduar Kadeli.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Sali Berisha shpartallon grupin anti-Basha. https://t.co/R9r2HMsCIB https://t.co/JPBARzCxsh
11,311 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Pordha e madhe grisi brekët e Shukriut, Rilindjes e Shoqërisë

Nga ANILA BASHA - Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. Që nga mbërtheckat e Ylli Pangos, te brekët e Shukriut,...

Close