|E enjte, Prill 27, 2017

Kamioni me një ton drogë drejt Katanias (video) 

Itali – Një sasi prej 1 ton drogë gati për tu hedhur në treg është sekuestruar në Katania të Italisë në kuadër të një operacioni policor.

Gjithashtu është arritur të bëhet identifikimi i grupit të trafikantëve të cilët sipas mediave italiane, të cilës i referohet media italiane, blinin drogën në Shqipëri.

Në krye të këtij grupi akuzohen se janë dy italianët Angelo Morabito 42 vjec dhe Giuseppe Portale 45. Policia ishte vënë në ndjekje të tyre duke arritur të sekuestrojë ngarkesën e madhe të marijunës e cila nga Shqipëria përmes detit shkonte në Puglia dhe më pas ngarkesa transportohej në Sicili e fshehur mes mobiljeve

Operacioni  u ekzekutua më 25 nëntor 2016 ndersa mediat italiane e bene publike me 28 nentor . Policia ishte vënë në ndjekje të dy trafikantëve të cilët ishin nisur nga Sicilia drejt Puglias.

Brenda në kamion në mes të mobiljeve u gjetën pako me lëndë narkotike, secila 33 kg, me një peshë totale në një ton.

Me ta në pranga kanë rënë dhe  4 shtetas të tjerë italianë, Santo Russo, Antonino Napoli, Natale Pulvirenti dhe Gino Zappalà që do bënin zhvendosjen e drogës nga kamioni

Hetuesi italian  Marcelo Kardona citohet të ketë thënë për mediat italiane se të arrestuarit nuk janë njerëz që preferojnë të importojnë drogë nga Ballkani.

“Ky është një operacion shumë i rëndësishëm pasi nuk bëhet fjalë për organizata të vogla italiane por për persona që punojnë me të tjerë trafikantë jashtë kufijve”.

Vlera e drogës kap shifrën e 3 milionë eurove

Nuk është ngarkesa e parë e madhe me drogë e sekuestruar. Në vitin 2013 në Skordia u sekuestruan 900 kilogramë marijuana. Dy shqiptarë u arrestuan.  Në vitin 2014 u sekuestruan 1500 kilogramë marijuana, brenda një anije. Ndërsa në 2015-ën u bënë tre sekuestrime

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Studimi/ Ekspertët – Jo HEC-e mbi Vjosē https://t.co/XEo2h4UHEt https://t.co/5vBJi0WkCJ
11,380 people follow ALB365
Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic Lorensom Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic woolies0 Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic B_Happy_ Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic AndrijaF Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic xodlvm13 Twitter Pic Shawncha Twitter Pic adrianol Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Beqaret rendin pas meshkujve të martuar

Ato thjesht nuk e shikojnë më si “njeri të martuar”, por si mashkullin tërheqës dhe të ëmbël nga zyra, i...

Close