|Thursday, December 8, 2016
  • NA NDIQ NË

Kanabizimi, Lu: Po bashkëpunojmë për të kapur “peshqit e mëdhenj” (video) 

Ambasadori amerikan deklaron se qeveria duhet të bëjë më shumë për çështjen e kanabizimit ndërsa shton se Agjencia amerikane DEA po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për të arrestuar ata që i quajti “peshqit e mëdhenj”trafikantët e heroinës dhe kokainës në këtë vend.

Ambasadori i SHBA-së , Donald Lu ishte live në facebook për tiu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në facebook.

“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë edhe ne si partnerë të huaj duhet të bëjmë më shumë gjithashtu.

Agjencia amerikane DEA po bashkëpunon ngushtë me autoritetet shqiptare për të arrestuar trafikantët e drogës ‘peshqit e mëdhenj” dhe ne jemi fokusuar pikërisht tek trafikantët e heroinës dhe kokainës në këtë vend.

Ka debate për kanabisin por në vend të tyre duhet bashkëpunim për të gjetur zgjidhje”

Reforma ne drejtesi nuk ka kthim prapa 

Donald Lu:  Edhe në Kosovë pati një reformë në drejtësi dhe 35 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhanë dorëheqjen, ose u larguan për shkak të reformës në drejtësi. Unë mendoj se në Shqipëri do të ketë më shumë. Kjo reformë duhet të ecë përpara.

Jam i bindur se shqiptarët që të jenë në këtë proces do të jenë në gjëndje për të larguar gjyqtarët dhe prokurorët që janë të korruptuar nuk janë të kualifikuar ose politikisht janë të manipuluar dhe kjo është një hap i rëndësishëm.

Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj sidomos me reformën në drejtësi. Ka politikanë të korruptuar, që duhet të kenë frikë se ndryshimi po vjen

Plani A dhe B për vettingun, respektimi i vendimit të Kushtetueses. Nëse ligji është në përputhje me Kushtetutën do zbatohet. Nëse Gjykata thotë se ligji ka probleme, do të rregullohen. Uroj që këto probleme të rregullohen sa më parë në Parlament

Nuk ka kthim prapa me reformën.

Ambasadori Lu: Ka politikanë të korruptuar, që duhet të kenë frikë se ndryshimi po vjen. Disa ministra i vlerësoj me 10, disa me zero

Add a Comment

%d bloggers like this: