|E enjte, Mars 30, 2017

Kapen 133 kg hashash, pranga poseduesit 

Fier – Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “TOPOJA”. Sekuestrohen 133 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe falë punës së mirëorganizuar, finalizuan me sukses operacionin antidrogë të koduar “TOPOJA”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Gëzim Ferko, 56 vjeç, banues në lagjen “Mbrostar Ferko”, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Seman, në mjetin e tij tip furgon me targa FR 1838 B, i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 133 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Operacioni “Mali i Thatë” – Sekuestrohen drogë, armë e municione

Korçë - Paguhej si kryeplak i fshatit Podgorie në Korçë, por në realitet merrej me trafik droge, armësh dhe fitonte...

Close