|E hënë, Korrik 24, 2017

Kapen 3.8 ton marijuanë. Vlera 30 mln euro, arrestohen shqiptarë , mes tyre edhe Fatmir Xhelili (emrat e fotot) 

Itali – Plot 3 ton e 800 kg marijuanë e sekuestruar e 11 persona të arrestuar, mes të cilëve shtetas shqiptarë është bilanci i dy operacioneve të ekzekutuara gjatë mëngjesit të sotëm në rajonin e Pulias në Itali nga Policia Financiare e qytetit të Leçes.

Vlera e drogës së sekuestruar kap shifrën e 30 milionë eurove.

Operacioni i pare 

Operacioni i parë policor është ekzekutuar në afërsi të komunës Giorgilorio, ku brenda një ndërtese të braktisur janë sekuestruar 2 ton e 720 kg marijuanë.

Droga ishte e konfeksionuar në 102 pako të mëdha.  Thasët në të cilët ishte konfeksionuar hermetikisht lënda narkotike e gjetur në provincën e Leçes sipas policisë financiare italiane ishin të lagur e mbushur me rërë, fakt që lë dyshimin e transportimit të saj përmes detit e vetëm pak orë para sekuestrimit nga policia italiane.

Gjashtë  personat e arrestuar gjatë operacionit janë 4 shtetas shqiptarë e 2 italianë

Shqiptarët e arrestuar

Fatmir Xhelili, 35 vjec

Gezim Arberi, 48 vjec

Elvin Kamo, 37 vjec

Rodof Luzaj, 26 vjec

Vito Massimo Guida, 57 vjec/ italian

Oristo Tatti, 61 vjec/italian

Operacioni i dytë policor – është ekzekutuar pas një kontrolli rrugor në afërsi të komunës së Ceranos, Brindizi.

Në një automjet të tipit Fiat Iveco janë sekuestruar 1 ton e 200 kg marijuanë e janë arrrestuar 2 shtetasit shqiptarë që po udhëtonin me të. Makina drejtohej nga Oristo Tatti 61 vjeç rezident  në Lanuvio (Roma). Droga ishte fshehur në sediljet e pasme dhe në bagazh. Jane konfeksionuar  66 pako të mëdha celofani.

5 personat e arrestuar në operacionin e ekzekutuar në provincën e Brindisti ku u sekuestruan 1 tonë e 200 kg marijuanë. 4 shtetas shqitparë e 1 italian

Shqiptarët e arrestuar 

Z. K. datëlindja 1993,
A.B. datëlindja 1988
B. K. datëlindja 1991
P. D datëlindja 1986

P.V. datëlindja 1970,/italian

Gjatë këtij operacioni i sekuestrua dhe një pistoletë e kalibrit 92 si dhe instrumente për përgatitjen e konfeksionimin e lëndës narkotike.

alb365/oranews

678droge

1098713456

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arreston dy shtetas https://t.co/fKf02G3jQq https://t.co/dyJg6F7JsN
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama: Policia e Shtetit po i ngre kokën lart Shqipërisë në Europë.

     Tiranë - Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në Lazarat, kryeministri Edi Rama shprehet se ajo po i ngre...

Close