|E mërkurë, Prill 26, 2017

Kapen 650 kg drogë në Pulia, dyshohet shqiptare 

Itali – Policia italiane e rajonit të Pulias ka sekuestruar në brigjet e komunës së Monopolit në provincën e Barit, në zoën e njohur si plazhi i Santo Stefanos, rreth 650 kg marijuanë e fshehur pas një muri rrethues të një vile e cila është e banuar vetëm gjatë muajve të verës.

Pak metra më tutje në afërsi të plazhit është gjetur dhe një gomone e braktisur dhe deëmtuar ndoshta për shkak të përplasjes me shkëmbinjtë.

Lënda narkotike e konfeskionuar në 137 pako do të vlente në treg rreth 3 milionë euro. Policia italiane ka nisur hetimet mbi ngjarjen duke inspektuar imtësisht  zonën në bashkëpunim me kapitenerinë e portit të Barit.

Sipas mediave italiane supozohet se ngarkesa e drogës vinte nga Shqipëria e një shkak i paparashikuar ka bërë që trafikantët e skafistët të braktisin gomonen e të fshehin ngarkesën e drogës me qëllim rekuperimin e saj në një moment të dytë.

Ka qënë një banor i zonës i cili ka gjetur drogën e fshehur duke lajmëruar menjëherë forcat italiane të rendit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Partia Socialiste: Ka pasur takime dhe jo konflikt https://t.co/cRppB32jSw https://t.co/oVN4gWwHrn
11,477 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Cili zyrtar I LSI – së ka kërkuar sex nëpërmjet ish drejtoreshës së arsimit në Lushnje? (video)

Lushnje - Cili zyrtar I LSI – së ka kërkuar sex nëpërmjet ish drejtoreshës së arsimit në Lushnje? Ky zyrtar...

Close