|E martë, Janar 24, 2017

Kapen armë, municione e drogë 

Vlorë – Sekuestron lëndë narkotike, armë dhe municione!

Sekuestrohen 200 kg (kilogram) lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” !

Sekuestrohen 2 automatikë dhe 300 fishekë !

Në pranga dy autorë të dyshuar !

Arrestohen në flagrancë shtetasit:
1. Çoban Tozaj, 49 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.
2. Mateos Bregu, 24 vjeç, banues në fshatin Kocul, Vlorë.

Policia e Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ndjekjes së autorëve ka bërë të mundur lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre në flagrancë në një banesë pranë fshatit Mallkeq.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit Çoban Tozaj, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” me peshë totale prej 200 kg (kilogram).

Tozaj dhe Bregu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim destinacionin e trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Italian.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 200 kg lëndë narkotike “Marijuanë”,
– 2 armë zjarri “Automatik-model 56”,
– 4 krëhër të mbushur me fishekë,
– 300 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Tirana Bank pranon zhdukjen 150 mln lekëve nga llogaria e emigrantit https://t.co/3Hyxc4OdFd https://t.co/ZdCjyRMsZw
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Albpetrol merr në ruajtje rafinerinë e Ballshit të ARMO

Detyrimet 50 milionë euro ndaj Albpetrol: Pas vlerësimit ARMO do të dalë në ankand dhe në rast se nuk arrin të shitet pas procedurave të përcaktuara me ligj, atëherë do...

Close