|E enjte, Mars 30, 2017

Kapen e digjen 65 mijē rrēnjē hashash në disa qytete 

Operacioni antikanabis për sekuestrimin e lëndëve narkotike ka vijuar në disa qytet të Shqipërisë, duke sekuestruar një sasi mbi 65 mijë rrënjë kanabis.

Sasia më e madhe është sekuestruar në Vlorë, ku me ndihmën e Guardia di Finanza, FNSH, RENEA-s dhe forcave te policisë janë sekuestruar 40 mijë rrënjë. Ndërsa janë arrestuar edhe 4 persona.
Vlorë
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku mbi bazën e të cilit janë asgjësuar rreth 40.000 (dyzet mijë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva si dhe janë kapur në flagrancë 4 persona në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike. Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (toka dhe ajri), ku bënin pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH.
Arrestohen shtetasit:
1- Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.
2- Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.
3- Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
4- Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.
Shkodër
Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në Shosh e Shalë u asgjesuan 27 parcela me një numër prej 14 718 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po ashtu u sekuestrua një armë zjarri (pushkë) në cilësinë e provës materiale
Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjesgjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.
Krujë
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Kodra e Krojit” dhe “Kodra e Buranit”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 4 500 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Ndërsa në vendin “Pylli i bizes” dhe “Perroi i Bizes”, Ishem, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 1 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Memaliaj
Në Memalija policia asgjesoi 5 parcela me 2800 rrënjë kanabis sativa. Droga ishte e mbjellë në parcela të ndryshime në njësinë Administrative Buz dhe në Luftinjë.
Tropojë
Ndërkohë edhe në Tropojë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Myjehane, në pyll, u konstatuan dhe asgjësuan 230 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mat
Në Mat janë asgjësuar me anë të djegies 2.324 bimë Cannabis Sattiva. Bimët ishte kultivuara në 5 parcela. Ndërsa janë sekuestruar edhe 56 fishek model 56, si dhe 3 krehëra automatiku. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Përroi i Linosit”, sipër fshatit Gurë i Bardhë, të rrethit Mat.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,029 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Biznesmeni mbyti të dashurën në fyt, veten e vrau me plumb në gojë

Lushnje - Pasi ka mbytur të dashurën e tij  në fyt i ka dhënë fund vetes me plumb në gojë....

Close