|E hënë, Maj 29, 2017

Kapet gomonia drejt Italisë me 300 kg hashash 

Një sasi prej 300 kg drogë e llojit marijuanë është sekuestruar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane.

Lënda narkotike është bllokuar në një gomone 5 metra të gjatë. Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona nga Shqipëria.

Alarmi pranë policisë italiane- Me anë të një njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet me se mëngjesin e sotëm (28 gusht) në Sallën Operative të grupit Aereo Naval të Taranto ka komunikuar që ka marrë njoftim nga Patrulla e Përbashkët GdF dhe Delta, që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane.

Për pasojë, helikopteri i GdF në orën 06:10, ka diktuar një gomone rreth 5 metra me dy persona në bord në një distancë 24 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa dhe ka konstatuar disa pako në të. Gomonia vinte nga brigjet shqiptare me shpejtësi 20 milje në orë.

Bllokimi i gomones – Pas rreth 5 orësh që kurse ka nisur operacioni, mjetet lundruese të Guardia di Financave dhe nga efektivët e Delta Forcë në Radhimë të Vlorës është bërë e mundur bllokimi i gomones rreth 24 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa.

“Rreth orës 11:00 am gomonia e cila po ndiqej u bllokua dhe u ndalua nga pjesëmarrësit në këtë operacion, në një distancë 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa”, sqaron policia.

Në këtë gomone u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg mariuana (Canabis Sativa).

Trafikantët shqiptarë– Policia e Shtetit bën me dije se gomonia drejtohej nga dy persona me shtetësi shqiptare. Personat e arrestuar sipas policisë janë shtetasit me iniciale: B. K, 46 vjeç, dhe T. V, 36 vjeç, të dy lindur në Qerret të Kavajës.

Gomonia u shoqërua për në portin e Brindisi-t.

marijuaneIMG-20160828-WA0039IMG-20160828-WA0038IMG-20160828-WA0037IMG-20160828-WA0040IMG-20160828-WA0036image10-3

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kënga për Edi Ramën hit në internet

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin e tij social një këngë dedikuar Edi Ramës. Kënga, e krijuar nga...

Close