|E hënë, Maj 22, 2017

Kapet hashash në qeli 

Fier – IEVP Fier në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bazë të informacioneve të mara, bënë të mundur evidentimin e një rasti të mbajtjes së lëndëve narkotike në ambientet e IEVP Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në dhomën e shtetasit Andon Golemi, 39 vjeç, banues në fshatin Fushë Bardhë, Gjirokastër (ku është duke vuajtur dënimin për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”), i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre sasi materiali bimor të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva ku një sasi ishte e ndarë në 19 doza të gatshme  për shitje.

Gjithashtu gjatë kontrollit i’u gjetë e sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit” parashikuar nga Nenet 283, 279 e 324/a të Kodit Penal.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rrethi çiklistik, policia merr masa https://t.co/yG7jBAk5wZ https://t.co/kvCkHFpulu
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Topalli: Meta tallet me dramën e Kuvendit.

Tiranë - Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është shprehur se Ilir Meta është tallur sot me dramën më të...

Close