|E hënë, Shkurt 19, 2018

Kapet makina me targa shqiptare dhe 51 kg heroinë, 5 në pranga . (fotot) 

157412Turqi – 51 kilogramë heroinë u gjetën në një makinë me targa shqiptare e cila po vinte nga Turqia në Shqipëri e mbushur me mallëra eksporti. Droga u gjet gjatë kontrrollit nga qentë e droges në doganen Halkali të Stambollit.

Makina, punonte për llogari të një firme, e cila sipas Ministrisë së Tregtisë turke, ishte deklaruar se transportonte hidrosanitare. Në bazë të deklaratës së mallit firma në fjalë trasportonte lavamane, termo-cifone, rubineta, dhe mallra të tjera hidraulike, ndërkohë nga kërkimi i imtësishëm u gjetën 98 pako me heroinë me peshë të përgjithshme 50 kilogram e 725 gram.

Në bazë të kërkesës së Prokurorisë mallrat dhe makina në të cilën ishte fshehur droga u sekuestruan si prova materiale. Ndërkohë 5 persona janë arrestuar si të dyshuar për ngjarjen. Për të arrestuarait janë ngritur padi penale pranë Prokurorisë Kuçukçekmece.

157412 (1) 157412 (2) 157412

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Basha – Ramës: Qeveritarët fshehin pasuritë, kryeministri mbështet të korruptuarit

Fier - Kryetari i Partisë...

Close