|E martë, Shtator 19, 2017

Karburant me sulfur, bllokohen 20 autobote në doganë 

Kosovë – Mbi 20 maune të mbushura me derivate të naftës janë bllokuar në disa terminale nga Dogana e Kosovës.

Nga 30 maunat që ishin duke bërë importimin e kësaj lënde shumë të kërkuar në vendin tonë, pjesa e bllokuar ka dalë të ketë përqindje më të lartë të sulfurit sesa që lejohet me ligjet aktuale, raporton KTV.

Në këtë agjenci, që ka disa muaj që e ka marrë përsipër kontrollin e naftës në kufi, thonë të jenë duke i pritur super analizat, për të marrë vendimin përfundimtar për fatin e maunave.

Kohavisioni mëson se 4 kompanitë që i kanë të bllokuara maunat kanë bërë importimin e arit të zi nga i njëjti eksportues që vjen nga Spanja përmes Durrësit.

Drejtuesit e Shoqatës së Naftëtarëve thonë se e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet në kufi, pasi inspektorati po i dënon pa të drejtë kompanitë në kontrollet që po i bënë brenda territorit.

Por, me këto konstatime nuk pajtohet inspektorati i tregut.

Drejtuesit e saj thonë se situata me shkeljet e parametrave të lejuara me udhëzim administrativ nuk ka ndërruar asgjë nga viti i kaluar.

Derivati i naftës është në mesin e tri produkteve, nga të cilat mbushet buxheti i vendit me para.

Këtë viti ky produkt ka shënuar rritje të importit në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërkaq, në periudhën e verës, derivati i naftës ka më shumë përdorim, për shkak edhe të ardhjes së mërgimtarëve dhe qarkullimit më të madh të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bie kamioni në humnerë, vdes emigranti.

      Itali - Një emigrant shqiptar ka humbur jetën ditën e sotme, pas një aksidenti në një gurore në Itali....

Close