|E diel, Janar 22, 2017

Kastro Ziso – Tregu muzikor si tregu i kafshëve 

Gjatë intervistës në “Thumb” Kastro Zizo ka folur për këngëtarët, të cilët blejnë klikimet por nuk mund të mos përmendte dhe diçka nga jeta private.

Kastro ka thënë se shumë këngëtarë të estradës blejnë klikimet dhe për këtë arsye disa këngë kanë miliona klikime në Youtube.

“Disa hanë bukë nga kjo gjë, unë ha bukë me punë të tjera. Këtu nuk flas për të gjithë artistët sepse ka edhe artistë shumë të mirë si Besa, Elvana, Flori, Getoari kurse disa të tjerë fitojnë vetëm nga klikimet”-ka thënë ai.

Një shembull konkret që tregon këngëtari është se kënga e tij “Papa love” është shumë e pëlqyer nga publiku por ka vetëm 250.000 klikime për 2 vjet kurse disa këngë të tjera marrin 1 milion klikime për vetëm një javë. Për Kastron tregu muzikor është kthyer në “ tregun e gjësë së gjallë”.

Përveç kësaj këngëtari flet për jetën e tij private dhe thotë: “ Nuk dua të shes skupet e mia me femra dhe gra”.

Ai pranon se 2 femrat që ka bërë fëmijë i ka dashur vërtetë, por është dashuruar edhe me femra të tjera për 3 ditë ose maksimumi 2 -3 muaj. Pavarsisht historive të dashurisë që ka patur ai përsëri nuk heq dorë nga martesa dhe ku i dihet Kastro mund të martohet përsëri një ditë./Blitz.al/

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia kufitare kap skaf 8 m të gjat me 2 italianë https://t.co/fzO4nfhDjr https://t.co/6XwK8GWdAo
501 people follow ALB365
Twitter Pic dessie_m Twitter Pic kencaill Twitter Pic davejone Twitter Pic kathryn_ Twitter Pic MJohnson Twitter Pic VirtuaIM Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kledi_g Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom Twitter Pic MurrayNe Twitter Pic UomoSupe Twitter Pic ardit_gj Twitter Pic misini_b Twitter Pic koinosap Twitter Pic Sokol905 Twitter Pic idamyrta Twitter Pic Hoxhalli Twitter Pic PetritCe
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“Turqia është e para në botë sa i përket pranimit të refugjatëve”

Turqi - Drejtori i Qendrës Informative të Kombeve të Bashkuara për Marokun, Fethi ed-Debbabi, tha se Turqia është e para në mesin e vendeve që kanë pranuar më shumë refugjatë...

Close