|E martë, Tetor 24, 2017

LAJMET KRYESORE

Bota

Kryeministri pakistanez kritikon politikën e SHBA

Kryeministri i ri pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi, në adresimin e tij të parë në Kombet e Bashkuara, ka refuzuar strategjinë e re të luftës së SHBA-së në shtetin fqinjë, Afganistan, derisa ka lavdëruar Kinën për rolin në rritjen e ekonomike, në rajon. “Parajsa e sigurt e talebanëve”, siç e quajtën SHBA-të, “ nuk është në Pakistan, por në territorin e kontrolluar nga talebanët, në Afganistan”, ka thënë Abbasi, ku ...Full Article

Gjashtë “patatet e nxehta” të OKB-së

Gjashtë vatra krize aktualisht paraqesin shqetësim për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ku si kërcënim më serioz me të cilin duhet të merret kjo organizatë ësht përplasja e fortë mes Penianit dhe Uashingtonit, që është në përshkallëzim të plotë.  Për OKB-në janë shqetësuese edhe tensionet në rritje edhe për Iranin, persekutimi i pakicës islamike të Rohingiave nga ana e qeverisë së Rangunit, kurse për SHBA, në Siri kundërshtari ...Full Article

Tërmeti/ Pas Meksikës goditet Zelanda e Re

Sikur të mos mjaftonte tërmeti i fuqishëm që ka tronditur Meksikën, duke lënë më shumë se 200 viktima, një tjetër tërmet ka goditur Zelandën e re. Tërmeti nënujor ,6.1 ballësh, ka rënë në jugun e largët të Zelandës së Re, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tërmeti, në një thellësi të cekët prej 10 km, ra 140 milje në perëndim të ishullit Antarktik të Aucklandit, njoftoi instituti ...Full Article

Johnson provokon kryeministren Theresa Mayn për Brexit

I heshtur për Brexit që prej disa muajsh, ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson tensionoi situatën duke mbështetur një qëndrim diametralisht të kundërt me atë që do të shfaqë Theresa May në një fjalim të parashikuar për të premten.  Goditja ndodhi nën formën e një artikulli të gjatë të publikuar të premten e kaluar në mbrëmje në “Daily Telegraph” me titullin “Vizioni im për një Britani të ...Full Article

Serverët e ushtrisë zvicerane sulmohen nga hakerët

Departamenti i Mbrojtjes i Zvicrës është sulmuar nga hakerët. Këshilli Federal është i vetëdijshëm për virusin e një oftuer spiuni.  Ushtria e Zvicrës ka qenë shënjestër e një sulmi kibernetik. Sulmi ishte zbuluar dhe u ndal në fillim të korrikut, sipas një deklarate nga Kancelaria Federale. Sa kohë hakerët ishin tashmë në punë, nuk dihet. As Kancelaria Federale nuk e dinte se çfarë sasie të dhënash ishin vjedhur. Këshilli ...Full Article

Mortajat serbe, në duart e milicisë kurde

Ministria e Tregtisë në Serbisë dhe prodhuesi shtetëror i municioneve Krusik, kanë zbuluar se mortajat e gjetura te një milici kurde në Siri ishin nga një grup armësh të shitura te Komanda e Operacioneve Speciale të Pentagonit, SOCOM. SOCOM, i cili është përgjegjës për sigurimin e armëve për rebelët e mbështetur nga SHBA që luftojnë ISIS-in në Siri, ka mohuar blerjen e predhave edhe pse iu paraqitën deklaratat që ...Full Article

Kina po ‘sundon’ Ballkanin

Ballkani nuk ka emër të mirë tek evropianët e tjerë që e lidhin me konflikte etnike, korrupsion, varfëri dhe të gjitha llojet e të këqijave të tjera. Shpesh këto janë stereotipe që nuk u përgjigjen realiteteve të Evropës Juglindore. Megjithatë, jo çdo imazh negativ i Ballkanit është një karikaturë keqdashëse. Mungesa e pavarësisë së mediave në shumë vende të rajonit, pavarësisht se cila qeveri është në pushtet dhe manipulon ...Full Article

Udhëtimi/ Londër – Greqi zgjati 33 orë dhe katër aeroplanë, njëri prej tyre u përfshi nga flaka

Geoff Lye ka mbetur i dëshpëruar me British Airways, pasi fluturimi me aeroplan prej Londrës për në Athinë të Greqisë ka zgjatur 33 orë. Ky udhëtim që do duhej të kryhej brenda katër orëve, ka marrë më se një ditë, pasi dy fluturime janë anuluar, kurse tjetri dështoi sepse aeroplani u përfshi nga flakët, pak momente pas nisjes, transmeton Telegrafi. “Pritëm gjatë tërë ditës dhe më në fund ishim ...Full Article

Sekret/ Në muajin e tretë të presidencës Trump, Putini bëri një propozim

Në muajin e tretë të presidencës së Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dërgoi një nga diplomatët e tij në Departamentin e Shtetit për të bërë një propozim të guximshëm: normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në të gjitha degët kryesore të qeverisë.  Propozimi, i përshkruar në një dokument të hollësishëm, kërkonte rivendosjen në shumicë të kanaleve diplomatike, ushtarake dhe të inteligjencës midis dy ...Full Article

Gjermanët, më të lumturit në BE

Gjermanët janë kryesisht optimistë për të ardhmen e tyre. Gati 60 për qind besojnë se vendi i tyre është në drejtim të duhur. 63 për qind janë të kënaqur me mënyrën se si funksionin demokracia në Gjermani, ndërsa 77 për qind besojnë se situata ekonomike ka mbetur e njëjtë ose është përmirësuar në dy vitet e fundit. Studimi i fundit i “eupinions”, i Fondacionit Bertelsmann, tregon se gjermanët pozitivisht ...Full Article
Page 5 of 147« First...23456789...2030405060...Last »
Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365