|E mërkurë, Janar 24, 2018

Bota

Bie kamioni në autostradë, ngordhin dhjetra lopë

USA – Dhjetëra lopë pësuan më së keqi pasi një kamion i bagëtisë u rrëzua në mes të një autostrade të ngarkuar në SHBA. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kamioni, i cili po ecte me shpejtësi prej 45 mph, u rrëzua në një mbikalim në Riverdale, Utah. Siç thuhet më tej, të paktën 25 lopë ranë nga kamioni në rrugën më poshtë, duke u goditur nga veturat që ...Full Article

A po përjeton Evropa dimrin vdekjeprurës?!

Evropa pritet që të preket nga një dimër i ashpër. Ekspertët britanikë parashikojnë që vendi të preket nga një valë polare e të ftohtit, duke bërë që jeta e banorëve të vihet në rrezik. Paralajmërimi vjen pasi Britania aktualisht po përballet me fundjavën më të ftohtë të sezonit. Këtë të diel, një pjesë e vendit u zgjua me temperatura -2 gradë. Meteorologët paralajmëruan për rrezikun e akullit në rrugë ...Full Article

Zbulimi/ Thesari i Carit rus 30 milionë euro

Rusi – Cari Nikolaj Romanov, mbretëresha Aleksandra dhe pesë fëmijët e tyre janë vrarë në natën ndërmjet datës 16 dhe 17 korrik 1918. Por, tregimi për Romanovët vazhdon të mbetet ndër më intrigueset në historinë ruse. Gjahtarët e arit të carit Romanov, për të cilin thuhet se është shumë i madh, kanë nisur kërkimet që njëqind vjet, por deri tash nuk është gjetur asgjë. Këtyre ditëve janë publikuar dokumente ...Full Article

“Kafazi i artë”/ Hoteli luksoz ku ka fjetur Obama dhe Trumpi, është burgu i të arrestuarve të kalibrit të lartë të Arabisë (video)

Gjatë përpjekjeve për “pastrimin” e rrethit politik në Arabinë Saudite, me urdhër të princit Mohammed bin Salman, hoteli luksoz “Ritz Carlton” në Riad është shndërruar në “burg” për afër 200 politikanë të arrestuar dhe njerëzit e afërt me pushtetarët. Një ekip i BBC-së ka pasur rastin të futet në “kafazin e artë” dhe të shohë se çfarë privilegjesh gëzojnë të “burgosurit” që janë zhvendosur në këtë objekt luksoz gjatë ...Full Article

EUROPOL/ Operacion për trafik armësh, pjesë edhe Shqipëria

Mbi 135 armë zjarri dhe 7 000 municione të konfiskuara janë disa nga rezultatet përfundimtare të operacionit Kalibre, një seri veprimesh ndërkombëtare të cilat u zhvilluan në 10 shtete anëtare të BE-së dhe në 8 Palë të Treta, të udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar si lideri i këtij aktiviteti dhe me mbështetjen e plotë të Europol dhe Frontex. I nisur në Shtator 2017, operacioni ‘Calibre’ arriti kulmin ...Full Article

BE: Armenia pritet të jetë pjesë e marrëveshjes për zgjerim

Liderët e gjashtë vendeve të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel, në përpjekje për një bashkëpunim më të afërt mes BE-së dhe republikave ish-sovjetike. Ngjarja kryesore në samit do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes për zgjerim të partnershipin të BE-së me Armeninë. Ky pakt, përjashton tregun e lirë dhe është më pak ambicioz sesa marrëveshjet me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Sikurse këto vende, Armenia pati diskutuar me ...Full Article

Në 2022 Singapori me autobuz pa shoferë

Singapori planifikon të nxjerrë në rrugë autobusët pa shoferë në vitin 2022. Qeveria tha se ata do të pilotohen në tri lagje të reja, të cilat kanë rrugë më pak të populluara. Sipas qeverisë, autobusët do të ndihmojnë banorët të udhëtojnë në komunitetet e tyre dhe në stacionet pranë të trenave apo autobusëve. Singapori, me popullsi të dendur, shpreson se teknologjia pa shofer do ta ndihmojë vendin të menaxhojë ...Full Article

Skema/ Parat e drogës shqiptare përfundojnë në duart e kinezëve

Policia angleze ka shkatërruar një grup kriminal shqiptaro-kinez që merrej me pastrimin e parave.  Mediat britanike shkruajnë se në pranga janë vënë dy shtetas kinez dhe një shqiptar. I arrestuari është shtetasi Fation Koka i cili u kap në gusht të vitit 2016 me 300 mijë paund që po ua dërgonte kinezeve në parkimin e një supermarketi në Londër. Sipas agjencise, Fen Chen dhe Ying Lin akuzohen se pastronin paratë e grupeve kriminale shqiptare që ...Full Article

Paqa/ Trump dhe Putin bisedojnë për Sirinë dhe Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar përmes telefonit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku mes tjerash ata kanë folur për nevojën e paqes në Siri dhe Ukrainë, njofton Shtëpia e Bardhë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Putin diskutuan po ashtu për ringjalljen e bisedimeve të Kombeve të Bashkuara “për të zgjidhur në mënyrë paqësore luftën civile në Siri, për t’i dhënë fund krizës humanitare, lejimin e ...Full Article

Tërmeti – Infermieret harrojnë veten për të shpëtuar foshnjet (video)

Gjatë një tërmeti të fundit në Japoni, një kamerë e sigurisë në një spital të lindjes regjistroi një situatë të pabesueshme. Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, kur filloi tërmeti, karrocat në të cilat ishin vendosur foshnjat filluan të lëviznin nëpër dhomë dhe kishte një rrezik të madh që edhe të rrokulliseshin. Si rezultat, infermieret që ishin aty, menjëherë iu afruan atyre dhe u përpoqën të ...Full Article
Page 8 of 158« First...678910...203040...Last »
Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365