|E shtunë, Janar 20, 2018

Kronikë

Një person gjendet i plagosur në rrugë

Elbasan – Një person është gjetur i plagosur rëndë në rrugën Librazhd-Përrenjas, dhe dyshimet paraprake të policisë janë që burri të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, dhe të jetë braktisur pa i dhënë ndihmën e parë. Personi i seksit mashkull, ende i paidentifikuar nga uniformat blu, është transportuar në spital. Ai u gjet me plagë në kokë dhe në fytyrë në mes të rrugës në fshatin Xhyrë. Policia ka ...Full Article

Arrestohet shqiptari me 70 kg drogë

Itali – Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptari, i cili është kapur me drogë. Siç bëjnë me dije mediat italiane, 38-vjeçari u arrestua pasi në automjetin e tij të tipit ‘Renault Koleos’ u sekuestruan rreth 70 kg marijuanë. Lëndë narkotike ishte paketuar në 4 thasë, dhe nëse do të shitej në doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte 350 mijë euro. Arrestimi i ...Full Article

Tritoli/ Kush është personi i vendosur në shënjestër

Shkoder – Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Rreth 500 gr lëndë eksplozive dyshohet t’i jetë vendosur biznesit. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se objekt i sulmit ka qenë Lulzim Kulla, njeri prej personave të mbetur të plagosur i cili është pronari i dyqanit të hedhur në erë. Të njëjtat burime saktësojnë ...Full Article

Shpërthim tritoli, 3 të plagosur

Shkodër – Mëngjesin e sotëm një shpërthim me tritol ndodhi në një dyqan në Shkodër, ne lagjen Rus. Paraprakisht mësohet se janë 3 persona të plagosur Eksplozivi ishte vendosur në hyrje të një dyqani. Vijon…  Full Article

Bie nga ballkoni, vdes gruaja 86 vjeçe

Shkodër – Një 86-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në Shkodër, pasi ka rënë nga banesa ku jetonte. Lajmin e ka bërë me dije policia, e cila përmes një njoftimi thotë se viktima është 86-vjeçarja me iniciale F.D. Njoftim i policisë Më datë 11.01.2018, në lagjen Vasil Shanto, shtetasja F.D, vjeç 86 ka rënë nga ballkoni i banesës, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në ...Full Article

Qëllon me armë 14 vjeçaren, arrestohet 22 vjeçari

Divjakë – Qëllon me armë zjarri në drejtim të një vajze 14 vjeçare, Policia e Divjakës kap në kohë rekord autorin e ngjarjes. Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Bajram Krasniqi, 22 vjeç, banues në Babunjë, Divjakë. Në datën 10.01.2018, në fshatin Babunjë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim ...Full Article

Hakmarrja/ I helmon pulat dhe qengjin komshiut.

Mallakastër – Shqiptarët shquhet për të gjetur mënyra të ndryshme për tu hakmarrë ndaj fqinjëve. Dhe një rast i tillë ka ndodhur ditën e djeshme në Mallakastër, ku një 47-vjeçar është vënë për ndjekje penale nga policia. Mësohet se 47-vjeçari me iniciale I.M banues në Lavdan ka helmuar 5 qengja dhe pula në pronësi të një gruaje. Nuk dihen arsyet se përse 47-vjeçari ka ndërmarrë këtë veprim, ndërsa policia ...Full Article

Grabitje ne Tiranë dhe Korçë

Tiranë – Një dyqan ka rënë pre e grabitjes ditën e djeshme në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Durrësit”, ku një person është futur në një butik në pronësi të një 18-vjeçarje me iniciale K.B, duke marrë nga aty disa bizhuteri. Policia, pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e grabitësit. Njoftimi i ...Full Article

Operacioni policor “Inspektori“ prangos 2 tatimorë

Fier. – Policia finalizon operacionin policor të koduar “Inspektori” Ndalohen 2 inspektorë tatimorë për korrupsion, dyshohet se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune hetimore 2 mujore të ndjekur me metodat speciale të hetimit, ndaluan shtetasit: – F Zh, 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe ...Full Article

Vidhet Western Unioni , nuk dihet shuma (fotot)

Fier – Maska me pistolete kane vjedhur piken e western unionit qe ndodhet ne afersi te ish drejtorise se policise ne Fier. Burime nga vendi i ngjarjes pohojne se kane qene dy persona por nuk dihet shuma e gabitur. Sipas burimeve kofidenciale te policise mesohet se kane qene dy persona me maska e me pistolete. pasi kan marr shumen e lekeve qe ishte ne kasen ne banak jane larguar ...Full Article
Page 3 of 37312345...102030...Last »
Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365