|E shtunë, Janar 20, 2018

Politikë

Kryemadhi takon Hahn për situatën politike në vend

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar mëngjesin e sotëm me Komisionerin e Zgjerimit Johaness Hahn. Takimi është mbajtur në zyrën e grupit parlamentar te LSI në Kryesinë e Kuvendit. Takimi mësohet se në fokus ka patur zhvillimet e fundit ne vend dhe për të ardhmen e vendit në raport me BE-në. Ne takim ka qenë i pranishëm dhe kryetari i grupit parlamentar te LSI-se Petrit Vasili.  Full Article

Basha – Rama nuk do ta ‘kap’ prokurorinë

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një sinjal të qartë kësaj here në parlament në lidhje me atë që shumë shpejt do të jetë debati kryesor në skenën politike, mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe se kush do ta drejtojë organin e akuzës në Shqipëri. Duke ju referuar kohës kur diskutohej ligji për Byronë e Hetimit, Lulzim Basha u shpreh se falë ndërhyrjes së opozitës, qeveria e Ramës ...Full Article

Ish-kryeministri kroat Zoran Milanovic këshilltar i Edi Ramës?

A është ish-kryeministri kroat Zoran Milanovic këshilltar i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama? Shefi i mazhorancës nuk e ka mohuar këtë fakt. Gjatë konferencës që pati në Tiranë me eurokomisionetin Johannes Hahn, Rama u pyet nëse zërat që qarkullojnë se ka këshilltar ish-kryeministrin kroat, janë të vërteta apo jo. Kryeministri ju përgjigj pyetjes së gazetarit të huaj duke thënë se ka një raport të shkëlqyer me ish-kryeministrin, Zoran ...Full Article

“Liria e Medias”/ Hahn apel të fortë: Element i rëndësishëm për ata që aspirojnë BE-në

Duke folur në Konferencë që po mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Medias, komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, e ke cilësuar lirinë e medias një element të rëndësishëm për vendet aspirante për në BE. Nder te tjera, ai u bëri thirrje gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor, që të bëjnë të pamundurën për të shmangur vështirësitë e shumta me të cilat përballn mediat. “Ju ftoj në mbrëmje për një diskutim ...Full Article

Pas FBI, zbarkojnë ekspertët gjermanë dhe italianë

Pas mbërritjes së dy agjentëve të FBI, edhe dy ekspertë nga Italia do të zbarkojnë në Tiranë, për t’iu bashkuar Task Forcës Speciale për luftën kundër krimit të organizuar. Ndërkaq, një ekspertë nga Gjermania është akomoduar dhe ka filluar punën në Tiranë. Gjithashtu, pritet ardhja e një eksperteje nga Britania e Madhe. Të dhënat janë bërë me dije nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së Komisionit të ...Full Article

Krimet e Rënda nisin gjuetinë për ‘peshkun e madh’

Mësohet se prokurorët e Krimeve të Rënda kanë sekuestruar librin e takimeve nga viti 2013 deri në 2017. Bëhet fjalë për periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri, të cilit do t’i rishikohen në lupë edhe emrat e personave që ka pritur në zyrë, raporton TCH. Ky veprim hetimor po kryhet për të verifikuar përgjimet e italianëve të njërit prej të dyshuarve në grup, shtetasit ...Full Article

Ish ministri – Është kaluar vija e kuqe, Meta të mbledh këshillin e sigurisë

Ish-ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar që të gjithë elementët që lidhen me sigurinë. “Ka informacione se është kaluar vija e kuqe. Ka ardhur koha që presidenti i Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të analizojë të gjithë sistemin e sigurisë ...Full Article

Vlahutin – Ka nga ata që shesin atdheun, nuk kanë as turp as moral

​Me tone të ashpra sot në prezantimin e aksionit të ri për “Forca e Ligjit”, edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin nuk i ka kursyer kritikat për institucionet që luftojnë krimin në vend. “Sot ka nga ata që shesin atdheun për shtëpinë, janë pak nuk kanë turp dhe moral dhe as respekt për këtë vend që u dha jetën. Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia ...Full Article

Donald Lu – Në janar 2018 për herë të parë do të hamë peshkun e madh

Ambasadori amerikan në Shqipëri Doland Lu ka folur më ashpër se kurrë ndaj dështimit të drejtësisë në Shqipëri dhe lidhjes së botës kriminale me politikën. Për këtë ai nuk ngurroi të përmendë me emra, se nësë politika do të dojë të gënjejë veten se është e pastër, mjafton të shqyrtohen rastet e Arben Frrokut, Elvis Roshit, ish-kryebashkiakut socialist, Arben Ndokës, ish-deputet i PS, dhe Gentian Muhameti, kandidat i PD-së për ...Full Article

Rama nis ditën me njoftime për vende të lira pune

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një njoftim për vende të lira pune. Kryeministri ka një shprehje të tijën që thotë se – Punë ka por duhen profesionistë. Njoftimin Rama e ka publikuar edhe në llogarinë e tij në rrjetin social facebook. Ja dhe postimi MIRËMËNGJES 😀 dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e radhës të hapur ...Full Article
Page 20 of 309« First...10...1819202122...304050...Last »
Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365