|E hënë, Tetor 23, 2017

“Kathimerini” editorial për Shqipërinë:Greqia lufton pro. 

Kathemerini_Macedonia    Greqi – Gazetari grek, njohës i çështjeve të Ballkanit, Stavros Ximas, shkruan në editorialin e tij në “Kathimerini” se “Greqia është një nga të paktat vende, bashkë me Italinë dhe Austrinë, që e do me të vërtetë Shqipërinë në familjen evropiane dhe përpiqet me sa ka mundësi që ta ndihmojë atë”.

Megjithatë, shkruan Ximas, udhëheqja politike e Shqipërisë sillet si tek historia e akrepit me bretkosën. Ximas kujton historinë e akrepit për ata që nuk e dine: “Akrepi i kërkoi bretkosës që ta kalonte në bregun tjetër të liqenit, se nuk dinte not. Bretkosa dyshuese i kërkoi t’i premtojë që nuk do ta helmonte pasi të kalonte liqenin dhe akrepi e siguroi për këtë. Por në mes të udhëtimit, akrepi e goditi në shpinë me helm dhe bretkosa e frikësuar i tha: “Çfarë bëre, tani do të mbytemi të dy”!? Akrepi iu përgjigj “E di, por nuk mundem ndryshe. Është në natyrën time”.

Dhe Ximas vijon arsyetimin e tij me fjalët: Kështu teksa Greqia lufton gjatë kryesimit të BE për të mbajtur në supet e saj Shqipërinë, gjatë rrugës së vështirë drejt Brukselit, liderët shqiptarë nuk e humbasin shansin për të hedhur helmin. Pak ditë më parë, papritur dhe për arsye të rivalitetit politik të brendshëm, për shkak të akuzave të opozitës mbi përfshirjen e qeverisë në trafikimin e drogës, ministri i jashtëm Bushati urdhëroi hetimin e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 për kufijtë detarë me Greqinë. Fajësoi ish ministrin e Jashtëm se nuk ka mbrojtur interesat kombëtare, gjatë caktimit të zonave detare me Greqinë, pra i dha armikut territore duke tradhtuar.

Pra, sipas Ximas, nisur nga askund, dhe ndërkohë që diskutimet për çbllokimin e marrëveshjes dypalëshe janë në një fazë delikate, qeveria e Tiranës, me qëllim që të lëndojë opozitën, nuk heziton të kritikojë Greqinë, për synime grabitqare! Dhe kjo ndodh teksa Greqia vuri shpatullat, që Shqipëria të marrë statusin e lakmuar të vendit kandidat dhe pak ditë pasi Athina kishte bërë një “dhuratë” në çështjen e toponimeve në pasaporta, kundër viktimizimit të mijëra emigrantëve në kufi.

Në përfundim, del pyetja: “Kanë të drejtë ata në Bruksel, që nuk I pranojnë fqinjët tanë të mirë në banesën e madhe evropiane, duke iu atribuar atyre dygjuhësinë dhe “djallëzitë e Ballkanit”? – me këtë fjali mbyllet editoriali i gazetës Kathimerini.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton https://t.co/JP1KBbfvmG via @wwwalb365com
10,375 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja dasma e çmëndur e një të burgosuri në qeli (fotot)

Në burgun e qytetit Dummam të Arabisë Sauditë, një i burgosur e ka organizuar një dasmë luksoze. Madje, i burgosuri...

Close