|E hënë, Nëntor 20, 2017

Kë preferon më shumë Ronaldo?! 

Cristiano Ronaldo është temë kryesore në gjitha mediat botërore, pas spekulimeve se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka pushtuar ballinat e mediave botërore, pas lajmeve se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjate verës.

Portugezi është tejet i nervozuar me akuzat e fundit për evazion fiskal, që thuhet se ka fshehur 14/7 milionë euro dhe ka shprehur dëshiron të largohet nga Spanja.

E përditshmja madrilene Marca shkruan se CR7 do t’i pëlqente të punojë sërish me Jose Mourinhon ose Carlo Ancelottin.

Gjasat janë shumë të mëdha që portugezi të rikthehet në “Old Trafford”, pasi Bayern Munich heziton që të paguajë 200 milionë euro, shifër për të cilën do ta lë të lirë Reali katër herë fituesin e “Topit të Artë”.

Marca shkruan se Ronaldo ka vendosur dhe se po pret vetëm telefonatën nga Jose Mourinho dhe kërkim falje nga portugezi, që në vitin 2013 kishte injoruar Cristianon, duke thënë se gjatë karrierës ka punuar vetëm me një Ronaldo, me fenomenin brazilianin në Barcelonë.

Sido që të jetë, Real Madridi është duke bërë të pamundurën që të qetësojë Ronaldon dhe raportohet se do të ulen dhe bisedojnë me 3 korrik, kur të përfundojë Kupa e Konfederatave. /Express/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Arrestohet 21 vjeçari, kapet me canabissativa

Fier - Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Estref Halili, 21...

Close