|E shtunë, Tetor 21, 2017

KE: Shqipërisë ti jepet statusi. Rama , nje PO e forte. 

Edi-Rama-Stefan-Fule    Tirane – Komisioni Europian rikonfirmoi rekomandimin për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, në raportin mbi zhvillimet në vend, veçanërisht në fushat e luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformave në sistemin gjyqësor.

Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Tiranë publikoi rekomandimet e Komisionit Europian për qeverinë shqiptare, në prag të vendimit për statusin e vendit kandidat.

Në nisje të takimit të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri- BE, eurokomisioneri Stefan Fyle njoftoi dhënien e rekomandimit që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Fyle vlerësoi progresin e bërë nga qeveria e mëparshme dhe qeveria aktuale në muajit e fundit.

Kujtojmë se ky rekomandim jepet për herë të dytë për Shqipërinë, por në muajin dhjetor rekomandimi nuk u morr parasysh nga Këshilli i Ministrave në BE, duke mos u marrë në shqyrtim, por u shty për në muajin qershor duke argumentuar se i lihet kohë qeverisë për të parë ecurinë e reformave.

Kështu pritet mbledhja e fundit të muajit qershor për të parë nëse do të merret vendim pozitiv dhe nëse do të shqyrtohet nga Këshilli.

Kreu i qeverisë në një postim të tij në rrjetet sociale shkruan, “Po! Një po e fortë pa rezervë për statusin kandidatit për Shqipërinë i rekomandohet vendeve anëtare nga komisioni”.

Në raport thuhet se Shqipëria ka vazhduar konsolidimin më tej të reformave të lidhura me BE- në. Theksohet se reformat lidhur me luftën kundër krimit të organizuar kanë dhënë rezultate pozitive, duke dëshmuar angazhimin për reformat ligjore.

“Në bazë të gjetjeve të këtij raporti, Komisioni i rekomandon Këshillit që ti japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Është e rëndësishme që të ketë avancim të reformave si dhe rezultate të qëndrueshme, të cilat do të luajnë rol kyç për integrimin e mëtejshëm drejt BE. Ky raporti identifikon një numër kyç sfidash themelore për Shqipërinë për të vazhduar në rrugën e integrimit”, thuhet në raport.

Veçohet lufta kundër korrupsionit, zbatimi i legjislacionit për deklarimin e pasurive dhe konfliktit të interesit, ndjekje penale dhe hetime deri në fund të rasteve korruptive, si dhe vendosmëria e gjyqësorit kundër korrupsionit.

Më tej nënvizohet rëndësia e dialogut politik mes qeverisë dhe opozitës si dhe kompromisi në mënyrë që reformat të jenë të qëndrueshme.

KE: Shqipërisë ti jepet statusi

“Bazuar në gjetjet e raportit, Komisioni konfirmon rekomandimin e tij se Këshilli duhet t’i japë Shqipërisë statusin kandidat”: ky është përfundimi i raportit të ri që Komisioni europian ka hartuar pas kërkesës së dhjetorit të shkuar nga ana e vendeve anëtare. Raporti, një kopje të së cilit e ka siguruar “Zëri i Amërikës”, është i fokusuar në vlerësimin e përparimit të bërë në tre fusha kyçe: në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor.

“Shqipëria ka vazhduar të zbatojë dhe të konsolidojë masat e saj përsa i përket reformave që lidhen me BE-në, veçanërisht ato që lidhen me statusin kandidat. Ka patur një vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku janë bërë pjesë një gamë e gjerë institucionesh. Reforma të rëndësishme legjislative janë ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet kanë dhënë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe fusha të tjera të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e vet për reformën e sistemit gjyqësor, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit”, vlerëson raporti.

Dokumenti i Komisionit ndalet edhe në atë se çfarë Shqipëria duhet të bëjë për të ecur më tej në procesin e Integrimit europian. “Është e rëndësishme që qasja sistematike ndaj reformave të vazhdojë ndërsa rezultatet e qëndrueshme do të jenë të një rëndësie kyçe për integrimin e saj të mëtejshëm europian. Ky raport ka identifikuar ndërkohë një numër sfidash kyçe, thelbësore që Shqipëria të përparojë më tej me vendosmëri në rrugën e saj të integrimit europian”, nënvizon raporti.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Matura Shtetërore, nis të publikohen kriteret e Universiteteve

Duke nisur nga 16 janari të gjithë Universitetet do të publikojnë kriteret e pranimit për studentët e rinj për vitin...

Close