|E martë, Maj 23, 2017

Kejdi Mehmetaj – Ja pse u krijua kaosi me maturantët 

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, deklaroi në studion e Ora News, se kleçka e ligjit të ri për arsimin e lartë do të ishte zbatimi i tij.

Ajo tha se kishte zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila kishte premtuar zgjidhje të problemit. Ajo deklaroi se mbase ishte i parakohshëm zbatimi i ligjit në fjalë.
Mehmetaj: Shqetësimi ka qenë i madh dhe totalisht i justifikuar. Ndoshta ishte i parakohshëm zbatimi i këtij ligji. Nuk është e drejtë që gjimnazistëve t’i ndryshon rregullat gjatë një procesi. Në fakt kjo duhet të ndodhte për ata që filluan vitin e parë dhe mund t’u jepje informacion.
E dyta mos nxjerrja në kohë e akteve nënligjore që do ta bënte të zbatueshëm ligjin në mënyrë të drejtë. Pati vonesa shumë të mëdha në këtë drejtim. Ka pasur vështirësi për shkak se ligji ka ndryshuar çdo gjë, por mbase duhet të sillte reflektimin se ky nuk ishte momenti i duhur për zbatimin e këtij ligji.
E treta ka të bëjë me faktin se ne ndryshuam në total ligjin për arsimin e lartë, ndërkohë që ligjin për arsimin parauniversitar e lamë të paprekur në pikën më kyçe të saj që lidhet me arsimin e lartë që ka të bëjë me provimet e maturës shtetërore. E gjithë kjo solli këtë kaos.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Detyrim paraqitje për baban që u denancua për dhunë nga i biri https://t.co/U6qwyRNKLf https://t.co/65rnz6BGpS
11,451 people follow ALB365
Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno Twitter Pic GoranPet Twitter Pic devendar Twitter Pic moazreza Twitter Pic shaunteb Twitter Pic ElkroniH Twitter Pic MindyL0u Twitter Pic brando_9 Twitter Pic Compa_Ab Twitter Pic BigbangP Twitter Pic jacobnie Twitter Pic INBUEX Twitter Pic DPtw09
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Djali refuzon 122 miliardë dollarë pasuri të babait

Një ndër njerëzit me të pasur në Kinë, i cili ka një pasuri mbi 122 miliardë dollarë është në “hall”,...

Close