|Tuesday, December 6, 2016
  • NA NDIQ NË

KEMI PARTI SULLTANËSH 

lutfi-dervishaj-655x356

Nga LUTFI DERVISHI – Partitë politike mbeten institucioni më i fortë me pushtetin më të madh, madje më shumë seç i jep kushtetuta. Janë parti që i rrinë në kurriz institucioneve dhe shtetit dhe një nga defektet le të themi ka qenë kjo gjë.

Në kushtet aktuale ka ardhur gjendja duke u përkeqësuar. Në këto 25 vite vendi ka ndryshuar. Kjo për shkak të dy faktorëve, një për shkak të llotarisë gjenetike. Kemi lindur këtu ku kemi lindur, e dyta dinamizmit të shqiptarëve për të eksperimentuar për të bërë dhe nëse e gjithë kjo energji e shqiptarëve do të ishte planifikuar pak më ndyrshe vendi do ishte pak më mirë.

Kur themi parti sulltanësh, nëse ti je në një vend demokratik, qoftë edhe me rezultate surprizë të zgjedhjeve në SHBA ti nuk e di se ku është pushteti. Është presidenti, është gjykata, senati, kongresi, media, lobistët, shoqëria civile…Ndërsa kur vjen në Tiranë në çdo kohë ti e di ku është pushteti, nëse do të mbarosh një punë ti e di ku është pushteti. Është tek kryemionistri, kryetari i partisë. Në këtë sens nuk është ndërtuar demokracia. Ka një lojë me demokracinë, është një fat që ka rrotacion, ndryshe nga vendet e rajonit Shqipëria e ka këtë.

Parti sulltanësh janë parti pa rregulla demokratike. Dmth është fasada e demokracisë, një parti që ka numër 1 por nuk ka numër 2,3, 4,5 etj dhe ka një tufë sejmenësh që në daljet publike që ne i shohim sot janë më të neveritshëm se sejmentë e kohës së sulltanit. Në këtë sens kisha theksin që Partitë politike janë të domosdoshme, por janë kapur peng. Sot Shqipëria ka parlamentin më të dobët që ka pasur ndonjëherë ky vend. Është një parlament që për shkak të tij është bërë në ligj i vecantë, ligji i dekriminalizimit.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: