|E hënë, Maj 29, 2017

Kënga Iso-Polifonike e Skraparit triumfon në Edicionin e 7 të “Bylis Polifonia 2016” 

Mallakaster – Skrapari merr Çmimin e parë në Edicionin e Shtatë “Bylis Polifonia 2016”. Festivali i përvitshëm i vlerave shqiptare të polifonisë, u zhvillua në 2 ditët mes datave 7 dhe 8 tetor 2016.

Hapësirat mbarë shqiptare u përfaqësuan nga 20 grupe pjesëmarrëse të cilat rrëmbyen emocionet e qindra të pranishmëve në Bylis, Ballsh ku mbahet ky Festival që shënoi të shtatin format të tij. Aktiviteti u zhvillua në sallën e mbyllur të Pallatit të Kulturës në Ballsh. Kostumografia, Interpretimi si dhe një organizim i përkryer i këtij edicioni ishin elementët që së bashku me këngën e çdo grupi pjesëmarrës nxorën fitues moral çdo trevë e cila u përfaqësua denjësisht. Eventi u mbyll në 8 tetor 2016 me shpalljen e grupeve fituese, ku Skrapari u vlerësua me çmimin e parë. Në fund të këtij edicioni u zhvillua edhe një simpozium shkencor “Polifonia Sot dhe Perspektiva e saj”.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Noizy sonte hapi lokalin e tij të ri https://t.co/63OkEnq5Tg https://t.co/zn2CVBGHCy
11,294 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Fëmijët e Fullanit dhe djersët i fshijnë me 500 euro.

     Tiranë - Që guvernatori Ardian Fullani bën një jetë luksi, kjo nuk është një çudi. Por, luksi me të...

Close