|E mërkurë, Mars 29, 2017

Keqardhje, krimi në Pogradec mbërtheu dhe “humanizmin Nehemian”. 

Nga MARJON GORICA – E si mos të gjykohet një ngjarje që nuk tronditi vetëm një qytet të tërë, por të gjithë Shqipërinë. Një ngjarje e cila na preku të gjithëve,dikë më shumë e dikë më pak ,por vërtet e dhimbshme.

Nuk do të doja kurrë sesi të komentoja një situatë të tillë, as të gjykojë dikë, nuk jam unë askushi për veprime të tilla. Sot më erdhi keq akoma më tepër nga mënyra se si orientimi kriminal me apo pa dashje ka mbërthyer të gjithë shoqërinë,ka mbërthyer e duke mos lënë të belbëzojnë as ata të cilët në fokus kanë humanizimin dhe nuk e di se përse.

Në Pogradec humbëm ne, humbën ata të rinjë, humbi ai që kreu një krim , humbi ai që u bë viktimë,humbën dy familje mbi të gjitha humbi dhe Shqipëria. Humbi ky vend që krimin e sheh si një zgjedhje për të zgjidhur cfarë do lloj situate. Por a është krimi zgjedhje? A duhet të orientohemi drejt këtij fenomeni i cili nuk ofron asgjë tjetër vetëm ditë të zeza.

Me një mesazh domethënës , “Gjyko pastaj vepro”, mos u bë kriminel , mos u bë viktimë,mos dëmto askënd , mos shkatërro jetën tënde ne si aktivst të shoqëris civile të fokusuar dhe të orientuar profesinalisht në aspektin social psikologjik kërkuam me doemos të relaizojmë një seancë këshillimi duke e përmbledhur dhe në një fushatë sensibilizuese për ngjarjen e ndodhur pikërishtë në qytetin e Pogradecit, në shkollën Nehemiah aty ku dhe i ndjeri adoleshent studionte.

Ne ndërrmorën një nisëm të tillë ,për të ofruar një seancë këshillimi të përgjithshme për nxënësit e kësaj shkolle duke parë që ata mund të kenë rënë dhe të kenë pësuar një impakt e cila i bën ata të ndihen depresiv dhe të shokuar.

Me në krye një nga oranizatat aktive në shqipëri e specializuar dhe e njohur nga organet shtetërore përkatëse ishte koha dhe momenti më i përshtatshëm këshillimi,bashkëbisedimi dhe të dëgjonim hapturazi cdo problem të këtyre nxënësve, por duke mos mjaftuar kjo refuzimi nga ana e drejtoreshën të kësaj qendre arsimore është akoma më goditës, më prekës ,më therës.

Nëpër botë seancat e këshillimit psikologjik janë ato të cilat zgjidhen të parat ,janë ato të cilat ndihmojnë cdo person, por këtu ndodhë e kundërta sic shihet dhe ata që orientojnë një institucion human insistojnë që dicka e tilë mos të ndodhë.

Është fatkeqësi që këtu psikologu nuk vlerësohet , në një kohë që organizata me specialist të tillë injorohen duke anashkaluar ,duke mos ditur rëndësinë e tyre, shumë shkolla të kthyer tani më në biznese janë të fokusuara tek imazhi sesa tek e vërteta jetësore ,sociale dhe psikologjike.

Një nisëm e tillë do shumë kohë dhe ka shumë shpenzim,një nisëm tejet e rëndësishme për shoqërin civile humbet sot, e këtu nuk vlen më fakti për tu përmendur që nuk punojnë organizatat jo fitimprurëse.

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Lirohet Xhevit Bushaj, prefektura në dorë të LSI-së https://t.co/5nE9dgyL7T https://t.co/dq4tkupkDE
4,036 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“Xenia” , një film grek për emigrantët shqiptarë

Greqi - "Xenia” është një fjalë që i referohet traditës greke, mikpritjes e bujarisë ndaj të huajve – përtej kësaj...

Close