|E diel, Qershor 25, 2017

Kercenohet kryeministri Serb. 

aleks-vucic1   Serbi – Mediat serbe njoftuan ditën e djeshme se kryeministri Aleksandër Vuçiç ka rënë pre e kërcënimeve nga policët e inkriminuar të vendit. Sipas mediave, një grup policësh të cilët mendohet se janë në poste të larta drejtuese në policinë e shtetit, kanë planifikuar disa sulme e kërcënime për kryeministrin serb, me qëllimin për ta mbajtur nën kontroll këtë të fundit. Policët e inkriminuar janë të frikësuar se mos zbulohen lidhjet e tyre me mafian dhe bosat e drogës në Serbi.

Duke cituar mediat serbe, agjencia kosovare e lajmeve “Ekpsres” shkruan se, kryeministri Vuçiç është gjendur mes një sulmi të ashpër nga zyrtarë të lartë të MUP-it, të cilët i kanë montuar disa afera të ndryshme duke përfshirë edhe djalin e tij 16-vjeçar, Danilon. Ende nuk dihet konkretisht se si është sulmuar e kërcënuar kryeministri serb dhe nuk është bërë publik asnjë prej skenarëve të sulmeve ndaj tij. Lidhur me këtë situatë Vuçiç ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e djeshme, duke thënë se nuk ka frikë nga askush. Ai theksoi se nuk do të lejojë ta kërcënojnë apo ta korruptojnë.

“Askënd nuk do të lejoj që të më kërcënojë apo të më korruptojë, sepse kështu nuk mund të funksionojë shteti. Siç e shihni nuk kam pasur çfarë të fsheh dhe nuk kam frikë nga askush”, ka thënë Vuçiç në deklaratën e tij. Më tej shefi ekzekutivit serb ka sqaruar se mafiozët dhe bashkëpunëtorët e tyre do ta kenë të pamundur të kontrollojnë shtetin. “Të gjithë ata që me teori të ndryshme mundohen të kontrollojnë shtetin, do të zhgënjehen sepse tani nuk mund të funksionojë më asgjë siç ka qenë para 10-20 viteve. Koha ka ndryshuar. Ne do jemi të pakorruptuar dhe shtet normal”, ka përfunduar Vuçiç.

Sipas mediave këto fjalë të kryeministrit ishin pikërisht për disa shefa të lartë të policisë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Ata bashkëpunojnë prej vitesh me mafian serbe. Pak kohë pas ardhjes në detyrë të kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe formimit të qeverisë së re, policët e inkriminuar kanë dërguar disa sinjale përmes të cilave kërkojnë që të kenë nën kontroll shefin e ekzekutivit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Angli – Arrestohet pronari shqiptar i lavazhit që trajtonte punëtorët si skllevër

Angli - Arrestohet në Angli pronari shqiptar i një lavazhi, Avion Elezi. Arrestimi i biznesmenit u bë mëngjesin e së...

Close