|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Kërkohet nga policia, përdhunoi ish gruan 21 vjeçare 

Lushnje – Një i ri nga Lushnja, 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij. Kjo e fundit kishte ardhur të jetonte në Tiranë pas ndarjes.

Por jo vetëm kaq, ai akuzohet se edhe ka abuzuar seksualisht me të kundër dëshirës së vajzës. I riu me inicialet J.R me banim në Lushnje e ka ndjekur ish-bashkëshorten 21-vjeçare dhe e ka përdhunuar atë në banesën e të motrës së vajzës, duke u futur fshehurazi aty.

E reja për të gjitha sa ndodhën i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 4 ku ka ngritur kallëzim për ish-bashkëshortin.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet kapjen e shtetasit J.R, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, ka dhunuar banesën e shtetases A.H si dhe ka përndjekur e kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me ish bashkëshorten XH.M, vjeç 21, banuese në Tiranë. Nenet 102, 121/a e 112 të Kodit Penal.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
KUJDES/ Kopilat po vjedhin lokale e banesa, policia konstaton

Fier - Ka disa ditë që në Fier kanë nisur vjedhjet e banesave dhe lokaleve, vjedhje kto që kanë ndodhur...

Close