|E premte, Tetor 20, 2017

Këto gjashtë gjëra ju bëjnë të lumtur 

Nëse keni menduar të punoni disa orë më gjatë, të mos pushoni vikendeve e të punoni madje edhe me kolegët më të neveritshëm, vetëm që të fitoni më shumë para – mendoni sërish.

Kompania për hulumtime Glassdoor, ka zbuluar se ngritja e rrogës i bën më të lumtur punonjësit, por ka gjëra të tjera që i kënaqin edhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Në hulumtimin që është bërë me 221 mijë të punësuar, rezymetë e tyre rezultojnë se ka gjëra të tjera që i kënaqin ata më shumë në punë.

Sipas gjetjeve, rritja e rrogës i kënaq përkohësisht.

Por, çfarë do bënte që punonjësit të jenë më të lumtur? Këto janë përgjigjet, që kanë dhënë të anketuarit:

1. Kultura dhe vlerat
2. Mundësitë për karrierë
3. Pozita udhëheqëse
4. Balanci punë/jetë
5. Kompenzimi dhe benifitet
6. Perspektiva biznesore

Puna që lejon të arrihen qëllimet e jetës, është konsideruar nga të anketuarit si ideale. /Telegrafi/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Boksieret fierake sjellin kupen dhe dy medalje ne Fier.

Fier - Një medalje e artë, një medalje bronxi dhe kupa e boksierit më të mirë të turneut kanë mbërritur...

Close