|E hënë, Qershor 26, 2017

Kim Jong Un kërcënon “Hollywood”-in për një film mbi vrasjen e tij. 

0    Kore e Veriut –    Korea e Veriut ka vënë në shënjestër këtë herë “Hollywood”-in për shkak të një “akti të pafalshëm terrorizmi”.

Pas prerjes së flokëve, stil i veçantë i liderit Kim Jong Un, në reklamën e një parukerie londineze, këtë herë në shënjestrën e Penianit përfundon filmi “The Interview”, një komedi e drejtuar nga Seth Rogen dhe Evan Goldberg që do të shfaqet në kinematë e SHBA-së më 14 tetor.

Protagonistët janë dy gazetarë rolet e të cilëve luhen nga Seth Rogen dhe James Franco, në përpjekje që të bëjnë karrierë arrijnë të marrin një intervistë eskluzive nga Kim.

Por ngjarjet komplikohen pas hyrjes në skenë të CIA-s, shërbimet sekrete amerikane, që përpiqen të bindin dy gazetarët që të punojnë si killera për ta me qëllim vrasjen e liderit koreanojugor.

“Një akt i pafalshëm terrorizmi”, shkruan “KCNA”-ja, agjencia zyrtare e regjimit duke cituar fjalët e ministrit të Punëve të Jashtme.

Filmi i konsideruar si një punë e realizuar nga regjizorët gangsterra, nuk duhet të shfaqet asnjëherë në Korenë e Veriut.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bleona lançon " F..k you , i'm famous ".

Bleona Qereti ka lançuar singlin e saj më të ri me titull “F**k You I’m Famous”. Që nga titulli duket...

Close