|E enjte, Mars 30, 2017

Klaidi Lolos 15-vjeçari ‘Ibra’ që luan për “Cristal Palace” 

Quhet Klaidi Lolos, është vetëm 15 vjeç dhe bën pjesë tek 50 talentet me premtues të futbollit Evropian. I lindur në Greqi por shqiptar në gjak dhe origjinë, Klaidi mund të jetë një shpresë e madhe për Kombëtaren kuqezi. Futbollisti i ri aktivizohet tek ekipi U-20 i Cristal Palace, aftësia e tij për të shënuar por mbi të gjitha ngjashmëria me Zllatan Ibrahimovic kanë “çmendur” mediat në ishull duke e renditur atë në listën e talenteve që pritet të shpërthejnë në futbollin britanik.

Pas largimit nga ekipi i famshëm grek, Olympiakos, oferta për Klaidin ishin të shumta. Reading, Norëich dhe Liverpool ishin ekipet e tjera që kërkuan shërbimet e talentit shqiptar por në fund u transferua tek Cristal Palace. Në një intervistë për Metro.co.uk, Lolos zbulon idhullin e tij, flet për të ardhmen dhe mbi të gjitha thekson dëshirën që një ditë të veshë fanellën e Kombëtares: “Lojtari i preferuar? Zlatan Ibrahimovic, e admiroj, ai është një sulmues i kompletuar. Unë jam 1.85cm i gjatë dhe jam vetëm 15 vjeç, mendoj se jam i zgjuar si Ibra dhe kam marrëdhënie te mire me golin . Kam edhe një kontroll të mire të topit, kështu që po, mendoj se ne jemi të ngjashëm. Ibra ka provuar që për të mosha është thjeshte një numër, kështu që mendoj se ai do të bëjë mirë tek Man.Utd”.

Duket se i talenti shqiptar pëlqen lojën e thjeshtë e të frytshme për këtë arsye për të ideale do ishte të stërvitej nga Mourinho. Klaidi tregon shumë edhe për dhomat e zhveshjes, ku ajo që e shqetëson më shumë është se të rinjtë nuk janë shumë bashkëpunues, madje këmbëngul se kjo është rruga e duhur dhe e vetme nëse kërkon të fitosh. Për momentin është i fokusuar të bëjë mirë në ekipin aktual duke i lënë mënjanë spekulimet lidhur me të ardhmen e tij, thekson se për këtë nuk është aspak i shqetësuar.

alb365/265grade

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,029 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill Twitter Pic rafael_k
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zbulohet një varrezë antike në Apoloni.(fotot)

Fier - Një varrezë antike është zbuluar në afërsi të fshatit Havaleas, pranë Apolonisë. Zbulimi u krye gjatë punimeve të...

Close