|E diel, Dhjetor 17, 2017

Klosi , dikur na rezikonin të huajt , tani rezikohemi nga shqiptarët . 

fatosiTiranë – I pyetur nga Sokol Balla në emisonin “Top Story” se : Ju gjatë drejtimit të SHIK thelluat bashkëpunimin me shërbimet e huaja. Atentatorë të sulmeve ndaj ambasadave amerikane në Afrikë fshiheshin në Shqipëri. Ju si e shihni gjendjen sot krahasuar me kohën tuaj?

Ish kreu i SHIK Fatos Klosi është përgjgijur se : ”  Është tjetër gjendje. Askush nuk mund të thotë që Shqipëria nuk është e rrezikuar. Rreziku nuk është i të njëjtit nivel si i vendeve të tjera të angazhuara në luftën kundër terrorizmit si Franca, Britania, SHBA, etj. Sigurisht që kemi përfshirjen në luftërat në Afganistan e Irak dhe ata na njohin se kush jemi. Prandaj mendoj se niveli i sigurisë dhe përgatitjes duhet ngritur. Për më tepër terrorizmi sot mund të lindë edhe nga faktorë lokalë. Ka grupe të vogla që sajohen, shpërndahen dhe mblidhen sërish dhe nuk është e lehtë t’i ndjekësh. Është më e vështirë. Këto fakte duhet t’i kemi parasysh dhe duhet ta rrisim gatishmërinë ndaj rrezikut.

Ishte ndryshe sepse atëherë grupe ekstremiste e përdornin Shqipërinë si një strehë komode për t’u fshehur. Ata ishin arabë, kishin pasaporta në arabisht dhe ne u morëm me ta. Por sot problemi është ndryshe. Sot duhet të trembemi nga shqiptarët që janë indoktrinuar. Kanë shkuar në luftë dhe do kthehen një ditë. Mund të kenë marrë një detyrë, ndaj të gjitha janë të mundshme. Askush nuk mund të japë garanci në këtë luftë. Sot kemi përballë bijtë e Shqipërisë që kanë rënë pre e ideologjisë.

alb365.com

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Paraja nuk mund ta blejë lumturinë.

Paraja mund të blejë cdo gjë, por...

Close