|E hënë, Qershor 26, 2017

KLSH : Administrata 108 milion euro abuzime. 

51095c582d3bf   Tiranë – KLSH ka zbuluar 108 milionë euro abuzime nga administrata gjatë kontrolleve të ushtruara vitin e kaluar, ka thënë dje para deputetëve kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj. Ai shtoi se janë konstatuar nga auditimet e grupeve të tij parregullsi dhe shkelje financiare në nivelin e 12,5 miliardëve lekëve në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, si dhe 2,6 miliardë lekë në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm, të konstatuar në vlerën 15,1 miliardë lekë, ose rreth 108 milionë euro.

Sipas tij, dëmi ekonomik i zbuluar nga KLSH në të dy vitet: 2012 dhe 2013, është rreth dy herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar prej tij në tre vitet 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku. Krahas zbulimeve me dëm ekonomik, gjatë vitit 2013, si KLSH kemi konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e institucioneve të audituara, në nivelin e mbi 31 milionë eurove, ose 2.5 miliardë leke më shumë nga shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2012l, tha ai. Leskaj ka prezantuar raportin vjetor të 2013-ës në Komisionin e Ekonomisë të Kuvendit.

KLSH ka bërë 38 kallëzime penale ndaj 94 punonjësve publikë, kryesisht nëpunës të lartë dhe të mesëm të administratës. Numri i kallzimeve penale të viteve 2012 dhe 2013 është rreth katër herë më i lartë se kallzimet penale të kryera në tre vitet e marra së bashku, 2009, 2010 dhe 2011. Kallzimet penale vetëm për vitin 2013 janë dy herë më shumë se të tre viteve 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku.

Raporti nuk shmangu dot përplasjet politike në Kuvend, kur kreu i KLSH deklaroi se rezultatet do të ishin më të mira, në rast se edhe Tatimet do të kontrolloheshin prej tij. “Gjetjet tona mund të ishin edhe më të larta, nëse do të auditonim strukturat tatimore. Gjatë vitit 2013, sikurse edhe gjatë viteve fund i 2009-ës, 2010, 2011 dhe 2012, auditimet tona në organet tatimore kanë dështuar, për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga ne”, deklaroi Leskaj. Kjo tregon se jo më kot KLSH i kërkoi Parlamentit pak muaj më parë, kur u diskutua ligji i ri organik për këtë institucion, të përfshihej në kompetencat e tij edhe auditimi i të ardhurave tatimore, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Kuvendi.

Kërkesa e ngritur tashmë me forcë nga KLSH është hedhur poshtë nga ana e mazhorancës parlamentare, nën akuzat e opozitës se qeveritarët nuk duan të vendosen nën kontrollin paralel të një institucioni jashtë Ekzekutivit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Manjani: Biznesi i kanabisit financoi ruajtjen e rezultatit të PS-së të 2013 https://t.co/iBI17c9J77 https://t.co/iAk881Y48y
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Bëni kaçurrela me kamomil

Për të gjitha vajzat të cilat duan flokët me kaçurrela, zgjidhja është çaji i kamomilit. Metoda është e thjeshtë: Pasi...

Close