|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

KLSH , dëmi i ARMO ndaj shtetit 5 miliardë lekë . 

244b5dae760521e76fdae71a187b423f_XLVlorë – Kontrolli i Lartë i Shtetit është zhvendosur në qytetin e Vlorës ku po zhvillon edhe analizën vjetore dhe do të qëndrojnë aty për dy ditë me radhë.

Kreu i këtij institucioni Bujar Leskaj vlerësoi punën dhe performancën e institucionit, por shtoi se ka ende shumë për të bërë.

“Janë rritur kallzimet 2.8 herë për zyrtarë që kanë abuzuar me detyrën. Dëmi më i madh i vlerësuar është ai në kompaninë ARMO, me 5 miliardë lekë” ka theksuar Bujar Leskaj në fjalën e tij.

Ndërkohë tha se më shumë se 40 përqind e auditimeve janë kryer në organet e qeverisjes vendore. Por kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në qershorin e këtij viti.

Duket se nuk do të ketë vetëm punë për punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sot në programin e tyre është parashikuar një vizitë në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë, ndërsa ditën e nesërme, ata do të shohin një shfaqje të estradës së këtij qyteti.

Kështu, punë dhe argëtim, do të jetë më mirë për kontrollin e Lartë të Shtetit. 

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
‘Rama 2’ lë me gisht në gojë burrat, 75% ministre femra

Qeveria e parë në histori me 75...

Close