|E hënë, Maj 29, 2017

Koço Kokëdhima koleksionon karikaturat e Kapexhiut (fotot) 

Tiranë – Ish deputeti dhe  beznesmeni Koço Kokëdhima ka koleksionuar së fundmi disa karikatura origjinale që artisti Bujar Kapexhiu i cila i ka bërë enkas  me Koço Kokëdhimën , por që ky i fundit nëpërmjet vajzës së tij, këngëtares Besa Kokëdhima tashmë i ka kolekisonuar dhe ekspozuar në banesën e tij.

Këtë fakt e ka bërë vet publik Kokëdhima i cili e ka postuar edhe në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

Ja postimi në facebnook

Karikaturat që po postoj i ka bërë Bujar Kapexhiu. Fotoja është e tij. Ai është aktor, gazetar, profesor, piktor, një intelektual i rrallë dhe përherë i angazhuar. Mbetet padyshim më i madhi mjeshtër i gjallë i satirës sonë politike, përmes karikaturës. Kapexhiu është 73 vjeç. Nuk njeh ulje, as venitje. Për të nuk kanë rëndësi vitet. Nuk shteron. Bujari është një yll që do shkëlqejë gjithmonë njësoj, kaq me dritë e vezullues si Ai.
Bujari i boton në gazetën Mapo karikaturat e tij politike. Me mua si personazh ne politike ka bere rreth 15 Karikatura. Vajza ime, Besa ja kërkoi artistit versionet origjinale dhe sot ato janë pjesë e koleksionit tim të artit. I kam ekspozuar në muret e hollit të shtëpisë time. Familja ime dhe miqtë që na vizitojnë, i shohin me shumë kënaqësi. Ato janë mjaft argëtuese. Bujari është një burrë i sjellshëm, dashamirës, inteligjent dhe me shije të holla. Karikaturat e tij janē gjetje arti të vërteta. Respekt dhe nderim të thellë për Bujar Kapexhiun.

15179003_1230560593681577_2779964159487048867_n 15179117_1230560563681580_328644838020955590_n 15193446_1230560603681576_5938480648611371406_n qwe

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: I liked a @YouTube video https://t.co/X0o7MWR61c Plazhet e Semanit, Darrëzezës dhe Pish Poros gati për çeljen e sezonit të ri
11,293 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Hanh: Korrupsioni në Shqipëri, hetime dhe dënime në të gjitha nivelet.

BRUKSEL- Johannes Hahn, Komisioneri për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë për Bashkimin Europian është figura referuese kryesore për sa u...

Close