|E hënë, Tetor 23, 2017

Kokedhima – Bollanos, nuk ke argumenta. 

hqdefault     Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima i ka cilësuar të pa mbështetura qëndrimet e OMONIA-s në lidhje me ndarjen e re administrative të Himarës. Kokëdhima shprehet se, njerëzit e Bollanos që kundërshtojnë një gjë të tillë nuk kanë asnjë argument të arsyeshëm.

Po ashtu deputeti socialist thekson se vetë banorët e zonës janë dakord me ndarjen e re administrative dhe nuk e kanë kundërshtuar këtë hap. Reagimi i tij ka ardhur pas takimit që u zhvillua dje në qytetin e Himarës, ku veç banorëve të bregut dhe të zgjedhurve të tyre morën pjesë dhe përfaqësuesit e UNDP-së, ambasadave suedeze e zvicerane si dhe ministri Bled Çuçi.

Kokëdhima ka komentuar gjithashtu dhe nismën e Presidentit të OMONIA-s Vasil Bollano i cili me anë të një shkrese ka kërkuar ndihmën e shtetit grek. Madje në letrën e Bollanos është nënkuptuar që ndaj komunitetit grek po përdoren metoda të qëllimshme. “Bollano, për të penguar projektin e bashkimit të Himarës me Lukovën e Vranishtin, i është drejtuar për ndihmë qeverisë greke, për interesa e argumente që s’kanë lidhje as me të vërtetën historike, as me të vërtetën kombëtare dhe as me interesat e popullit të Himarës”, shprehet Kokëdhima në reagimin e tij.

Gjithashtu ai sqaron se diskutantët në tryezë mbështetën e argumentuan gjerësisht bashkimin e Himarës me Vranishtin e Lukovën. “Ntakim foli edhe kryetari i komunës së Vranishtit. Këtë projekt e kundërshtuan vetëm disa nga njerëzit e Bollanos, që merrnin pjesë, të cilët nuk paraqitën dot asnjë argument të arsyeshëm”, shprehet Kokëdhima.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin e ministrit Çuçi mbi takimin Kokëdhima thekson se: “Ai ishte shumë i lumtur me takimin, por, njëkohësisht ishte shumë i zhgënjyer me disa media të Tiranës, të cilat, çuditërisht kanë përhapur lajme të pavërteta për këtë takim. Kjo dëshmon, më së paku, pozitën e tyre të mjerueshme profesionale”.

Gjithësesi diskutimet që do të zhvillohen në terren do të paraqiten dhe në komisionin parlamentar të ndarjes territoriale, ku do të miratohet dhe drafti përfundimtar. Deri më tani reforma është ndërmarrë prej deputetëve të mazhorancës për shkak se opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në këto diskutime.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja si të hiqni prangat në një sekondë

Ju kanë vënë prangat ? Ju mund ti hiqni ato brënda një sekonde. Vetëm me ndihmën e një kapse teli...

Close